Uji Dea

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet për president të Turqisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është ndër të parët liderë botërorë që kanë uruar Recep Tayyip Erdogan për fitoren në zgjedhjet e balotazhit në Turqi.

“I shprehim urimet tona të përzemërta Presidentit Recep Tayyip Erdogan për fitoren e sotme. Ndërsa ju vazhdoni ta udhëhiqni Turqinë drejt sukseseve të reja, mezi pres të punojmë së bashku për të vazhduar bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani në Twitter, përcjell Telegrafi.

“Le të vazhdojë të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Turqisë”.

Sipas rezultateve të mediave në Turqi, Erdogan do të jetë president edhe për një mandat

Uji Dea

Ndryshe, gjatë ditës së diel në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, ku qytetarët e këtij vendi – me votën e tyre – kanë vendosur se kush do ta drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.

Dhe sipas rezultateve të publikuar nga mediat turke, Recep Tayyip Erdogan ka dalë fitues në raport me kundëkandidatin Kemal Kiliçdaroglu.

Raundi i parë i zgjedhjeve u mbajt më 14 maj dhe duke qenë se asnjë kandidat nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave, dy kandidatët kryesorë u desh të përballen sot (28 maj) në balotazh. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.