Mobi Casa

Presidentja Osmani takon përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog: Do të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon takimet me liderë të botërorë në kuadër të konferencës së sigurisë në Mynih, ndërsa sot ka takuar edhe përfaqësuesin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuan mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkruan Osmani.

Uji Dea

Presidentja gjatë ditës në Mynih ka takuar edhe anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq.

“Në Mynih, u takuam me anëtarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq. Diskutuam për situatën e sigurisë në rajon, thellimin e bashkëpunimit tonë për të ardhmen euro-atlantike të shteteve tona dhe rëndësinë që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina të përparojnë tutje në këtë rrugëtim”, tha e para e shtetit të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.