HW

Presidentja Osmani nga SHBA: Kosova po forcon pozicionin si partnere euroatlantike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon qëndrimin e saj zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po merr pjesë në sesionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në një postim në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se sot ka qenë folëse në një panel të rëndësishëm kushtuar integrimit euroatlantik të Kosovës dhe çështjeve të paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Reformat tona dhe investimi në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë po e pozicionojnë Kosovën si partnere mes vendeve që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe sigurisë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

HW

Ajo shtoi se mbështetja e SHBA-së si aleati kryesor strategjik i Kosovës, së bashku me përkrahjen e aleatëve të tjerë ndërkombëtarë, po ndihmon në forcimin e themeleve të një rajoni më të sigurt dhe të qëndrueshëm.

“Me mbështetjen e aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatëve të tjerë, po forcojmë themelet e një rajoni më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave demokratike”, theksoi Osmani./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.