GRANDEMALL

Presidentja nuk pret që Kuvendi të konstituohet nesër

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lëshuar një njoftim me të cilin ka konfirmuar se do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike në ditët në vazhdim. Në këtë mënyrë, ajo nuk pret konstituim të Kuvendit të Kosovës për nesër pasi qëndrimet e partive politike nuk kanë ndryshuar.

“Takimet e Presidentes Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare do të vazhdojnë në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sidoqoftë, Presidentja ka thënë se po i pret sugjerimet dhe propozimet nga liderët për të dalë nga bllokada politike.

“Ajo tha se vetë liderët e partive politike parlamentare duhet të ofrojnë propozime dhe sugjerime për të dalë nga situata e krijuar duke mundësuar lehtësimin e mëtejmë të diskutimeve mes tyre”.

Lexojeni të plotë njoftimin

Presidentja Jahjaga vazhdoi konsultat me drejtuesit e subjekteve politike

Uji Dea

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takime të ndara, fillimisht kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi, i shoqëruar nga nënkryetari zotëri Kadri Veseli dhe më pastaj në takim të përbashkët kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti, kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj si dhe kryetarin e NISMA-s, zotëri Fatmir Limaj, për të diskutuar për procesin e krijimit të institucioneve të Kosovës.

Presidentja Jahjaga në takimet e zhvilluara theksoi se ndërtimi shpejtë i institucioneve të vendit është domosdoshmëri dhe kjo do të hap perspektivën për qytetarët e vendit dhe proceset demokratike. Presidentja ritheksoi edhe njëherë faktin se zgjidhjet duhet të gjenden brenda kuadrit kushtetues, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe theksoi se liderët e partive politike parlamentare duhet të gjejnë mënyrat për diskutuar bashkë zgjidhjet për konstituimin e Kuvendit, që hap rrugën drejt krijimit të institucioneve të vendit.

Ajo tha se vetë liderët e partive politike parlamentare duhet të ofrojnë propozime dhe sugjerime për të dalë nga situata e krijuar duke mundësuar lehtësimin e mëtejmë të diskutimeve mes tyre.

Liderët e partive politike parlamentare e vlerësuan rëndësinë e takimeve me presidenten dhe theksuan nevojën që të arrihet zgjidhja për krijimin e institucioneve të vendit.

Takimet e Presidentes Jahjaga me liderët e partive politike parlamentare do të vazhdojnë në ditët në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.