UBT

Presidentja Jahjaga me përfaqësues të biznesit në Iowa

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Johnston, – Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në SHBA, u takua me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Iowa me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me afaristët në Kosovë.

Në takimin e organizuar nga gjenerali Timothy Orr, i Gardës Kombëtare të SHBA-së, presidentja Jahjaga theksoi se vizita në Iowa dëshmon lidhjen e fuqishme me Republikën e Kosovës, përmes marrëveshjes së nënshkruar për Partneritet shtetëror.

Presidentja vlerësoi rolin e SHBA-së për paqen, lirinë dhe demokracinë në Kosovë dhe tha se bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve po thellohet edhe më shumë me partneritetin mes Iowa-s dhe Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Duke e falënderuar për pritjen Jahjaga theksoi se përmes partneritetit shtetëror Kosova ka vendosur marrëdhënie të ngushta me Iowa-n, posaçërisht me Gardën Kombëtare të SHBA-së por bashkëpunimi duhet të shtrihet, tha ajo, edhe në shumë fusha të tjera. Ajo theksoi se prania amerikane në Kosovë, përmes trupave ushtarake, ka sjellë paqen dhe stabilitetin jo vetëm për vendin por edhe për gjithë rajonin.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka vizituar edhe Universitetin e Des Moines të Iowa-s, të specializuar në fushën e mjekësisë dhe me drejtuesit e tij ka biseduar për mundësinë e shkëmbimit të përvojave, të programeve dhe mësimdhënësve e studentëve me Universitetin në Kosovë.(koha.net)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.