UBT

Presidentja Jahjaga dekoron pas vdekjes Nekibe Kelmendin

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Prishtinë – Në Prishtinë u mbajt sot akademi përkujtimore për anëtaren shumëvjeçare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nekibe Kelmendi. Në një vjetorin e vdekjes së saj, presidentja Atifete Jahjaga post mortum e dekori atë me“Urdhri për paqe, demokraci dhe humanizëm Dr. Ibrahim Rugova”….

Në akademinë përkujtimore kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, çmoi lartë veprën dhe kontributin e zonjës Kelmendi, për proceset e shtetndërtimit të vendit. Ai vlerësoi se Nekibe Kelmendi ka qenë ndër figurat më të çmuara të LDK-së, por edhe në gjithë Kosovën, raporton RTK-ja.

“Nekibe Kelmendi, zonja e madhe e LDK-së dhe Kosovës, pati përmasa të një personaliteti tërësisht rugovian, filozofinë politike dhe nacionale rugoviane, si dhe botën dhe sensin e madh të një humanisteje të jashtëzakonshme. Pavarësisht sprovave tepër të rënda jetësore ajo pati forcë pothuajse të mbinatyrshme për pajtim, solidaritet, urtësi dhe për vizion”, tha Mustafa.

Hidromorava

Ndërkaq, presidentja Atifetet Jahjaga i ndau çmimin, post mortum urdhëri për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”.

“Kam dekoruar sonjën Nekibe Kelmendi me urdhrin për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr.Ibrahim Rugova”, për veprën jetësore dhe kontributin e veçantë në procesin e shtet-ndërtimit të republikës së Kosovës, për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe të humanizmit”, tha ajo.

Paraprakisht Kryesia e LDK-së bënë homazhe te varri i të ndjerës Kelmendi në varrezat e qytetit në Prishtinë. Nekibe Kelmendi ka qenë e angazhuar në LDK që prej themelimit të kësaj partie dhe ka qenë ndër bashkëpunëtoret më të ngushta të ish presidentit Ibrahim Rugova. Ajo vdiq me 19 qershor 2011, nga një sëmundje e rëndë.