Presidentja e rikthen në Kuvend Kodin Penal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, sot ka marrë vendim që t’ia kthejë Kuvendit të Republikës së Kosovës për rishqyrtim Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Kodi Nr. 04/L-082, i miratuar në Seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 20 prill 2012, dhe i pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më 4 maj 2012.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se, bazuar në kompetencat e Presidentes së Republikës së Kosovës, sipas nenit 84 pika 6 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendimi për rishqyrtimin e Kodit Penal u mor pasi u vlerësua se Neni 37 dhe Neni 38 i Kodit Penal janë në kundërshtim të plotë me Nenin 40 dhe Nenin 42 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve si dhe me Nenin 22, pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që obligon përmbushjen e Konventës Evropiane për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj.

ARKATANA

Vendimin e presidentes, për kthim në rishqyrtim të Kodit Penal, e kanë përshëndetur edhe Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës dhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës, duke i bërë thirrje Parlamentit të Kosovës që të pranojë kërkesat e komunitetit të gazetarëve. /Telegrafi/