FITORJA

Presidenti Thaçi: Unë jam vetëm një president i thjeshtë i një populli heronjsh

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Tanimë edhe zyrtarisht presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e inaugurimit si President, duke mos harruar që të falënderojë mysafirët për pjesëmarrje ka thnë se ky është një moment I veçantë në karrierën e tij prej 3 dekadash.

“Kam emocionin dhe kam nderin që në këtë shesh t’ju drejtohem si president. Si student edhe në këtë shesh kam demonstruar për liri dhe të drejta demokratike”, kanë qenë fjalët e para të Thaçit.

Në këtë drejtim ai ka thënë se për këtë dhe të arriturat tjera duhet falënderuar fillimisht të gjithë ata që dhanë jetën që ne sot jemi të pavarur dhe të lirë.

“Bashkimi na ka ngritur si komb dhe si shtet. Me kontributin e sakrificën tuaj dhe kohezionin qytetar, sot të nderuar mysafirë dhe të dashur qytetarë, po fillojmë një traditë të re. Kjo ceremoni është edhe një kapitull i suksesit tonë. Janë fondamente të shtetësisë që po i qëndisim bashkë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Sipas tij, kjo ceremoni përfundon pas pak por shteti ynë nuk do të ndalet, nuk kemi kohë për të humbur.

“Kemi humbur shekuj, epoka. Tash e 17 vite jemi të lirë, nuk kemi më asnjë vit, muaj e ditë për t’ia falur hidhërimit dhe urrejtjes së historisë së gjakut”.

Ai ka shtuar se si president i Republikës së Kosovës, nuk dëshiron ta merr mantelin e një heroi.

FIDANISHTJA

“Sot jam shumë i nderuar se jam vetëm president i heronjve, që të pamundurën e bën të mundur”.

Thaçi ka thënë se tanimë Kosova nuk është e një bashkësie etnike më shume e një tjetre më pak.

Sipas tij, Kosova është një atdhe i qytetarëve të saj.

Duke folur për rolin e mësuesve, mjekëve, policëve, ushtarëve, familjarëve të dëshmorëve, invalidëve…, Thaçi ka thënë se të gjithë këta janë heronj.

“Qytetari i Kosovës është hero, sepse ai kujton por falë, ai nuk harron por nuk hakmerret, ai është krenar, ngrihet mbi të kaluarën e hidhur. Unë jam vetëm një president i thjeshtë i një populli heronjsh”, ka shtuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ju garantoj që shpresat dhe pritjet tuaja do të jenë shpresat dhe pritjet e mia”, ka thënë ndër tjerash Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.