FITORJA

Presidenti Thaçi priti ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin diskutoi për hapat konkretë për thellimin e bashkëpunimit në mes të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Biseduam veçanërisht lidhur me përgatitjet dhe mbështetjen time të plotë për takimin e radhës së dy qeverive që do të mbahet më 3 qershor, në Prishtinë. Folëm edhe për prioritetet tona të përbashkëta në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani, posaçërisht përkitazi me zhvillimin ekonomik përmes turizmit”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit theksoi edhe përkushtimin për një fqinjësi të mirë, për një rajon të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit si dhe për harmonizimin e përpjekjeve të përbashkëta për integrimet euroatlantike, që edhe Kosova, sa më shpejt të jetë e mundur, të sigurojë liberalizimin e vizave tani që ka përmbushur të gjitha kriteret dhe standardet.

ARKATANA

“Në ditët e ardhshme presim edhe vendimin pozitiv nga Brukseli, ndërsa po vazhdojmë të punojmë që sa më parë të bëhemi pjesë e programit Partneriteti për Paqe të NATO-s, e gradualisht, bashkërisht të afrohemi në familjen e madhe në Bruksel, si Kosova e Shqipëria, ashtu edhe i gjithë rajoni”, theksoi presidenti Thaçi, i cili përsëriti se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për reformat e gjithmbarshme në vend.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se presidenti Thaçi ka qenë një inkurajues i madh i të gjitha nismave dhe i gjithë bashkëpunimit që ekziston midis dy vendeve gjatë viteve të kaluara dhe në vazhdim. “Gjeta mirëkuptim të plotë për të gjitha temat që diskutuam për një thellim të vazhdueshëm të bashkëpunimit institucional, bashkëpunimit shpirtëror, që si Shqipëria, ashtu edhe Kosova të jenë pjesë e familjes evropiane nëpërmjet reformave që qeveritë e dy vendeve kanë ndërmarrë”, tha ambasadori Minxhozi, i cili u shpreh besimplotë që zhvillimi ekonomik do të njohë rritje më të mëdha.

Për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, presidenti Thaçi tha se ai do të rritet dhe do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.