Uji Dea

Presidenti Thaçi: KFOR-i jo vetëm që ruan paqen, por edhe ndërton atë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

“KFOR-i vazhdon të mbetet organizata që gëzon besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është e rastësishme. Është rezultat i punës profesionale, të paanshme, të suksesshme që trupat e KFOR-it kanë bërë gjatë tërë këtyre viteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Prishtinë – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, nga gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta tek gjenerali Giovanni Fungo.

Presidenti Thaçi falënderoi komandantin e deritashëm dhe tërë KFOR-in për punën dhe angazhimin e tyre në ruajtjen dhe forcimin e paqes në Kosovë dhe në rajon.

“KFOR-i vazhdon të mbetet organizata që gëzon besimin më të madh të qytetarëve të Kosovës. Kjo nuk është e rastësishme. Është rezultat i punës profesionale, të paanshme, të suksesshme që trupat e KFOR-it kanë bërë gjatë tërë këtyre viteve”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai shtoi se kjo punë nuk është aspak e lehtë.

ARKATANA

“KFOR-i mbron kufijtë e jashtëm të Kosovës, por edhe përkrah Kosovën përbrenda. KFOR-i ofron ndihmë humanitare të gjithanshme për të gjitha komunitetet. KFOR-i përkrah shkollat, spitalet, organizatat joqeveritare, mediat. KFOR-i mbështet drejtpërdrejt çdo qytetar të Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike apo rajonin ku ata jetojnë. Pra, KFOR-i në Kosovë jo vetëm që ruan paqen, por edhe ndërton paqen”, tha presidenti Thaçi.

“Mbi këto parime është ndërtuar edhe miqësia jonë, e qytetarëve të Kosovës dhe KFOR-it”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi vlerësoi lart edhe punën e gjeneralmajorit Miglietta.

“Si një ushtarak që ka shërbyer edhe më herët në Kosovë dhe në rajon, gjeneralmajori Miglietta e dinte sa e rëndësishme është që të mbahet komunikimi i mirë me qytetarët. Nëpërmjet këtij komunikimi jepen më fortë se në çfarëdo mënyre tjetër mesazhet e paqes, të pajtimit, të bashkëpunimit, mesazhe që tregojnë se të gjithë kemi përgjegjësi për të ndërtuar jetë më të mirë në rajon. Prandaj, për angazhimin e tij, i themi një faleminderit të madhe dhe të sinqertë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Për punën e tij në Kosovë, për thellimin e besimit dhe të përkrahjes për të gjithë banorët e Kosovës, në fund presidenti Thaçi e dekoroi gjeneralmajorin Miglietta edhe me Medaljen Ushtarake të Presidentit të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.