FITORJA

Presidenti Thaçi: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi deri më 29 maj dekretin për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, shkruan Gazeta Express.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se do ta respektojë vendimin.

Njoftimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

FITORJA

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. HTH

Gjykata Kushtetuese sot vendosi që përkohësisht ta pezullojë vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që dje përmes një dekreti e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.

Kjo është bërë pas kërkesës së 30 deputeteve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, që kanë kërkuar që fillimisht të pezullohet vendimi deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.