UBT

Presidenti të zgjidhet nga populli!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Behgjet Pacolli kishte sakrifikuar postin e presidentit duke dhënë dorëheqje, në mënyrë që presidenti të zgjidhet me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Ideja për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët, ende nuk ka vdekur. Edhe pse dokumenti me propozime për ndryshimet kushtetuese gjendet në sirtarët e Kuvendit të Kosovës, deri më sot asnjë nga liderët e partive politike nuk e ka çuar përpara procesin e votimit të këtyre ndryshimeve. Aleanca për Kosovën e Re, insiston që ndryshimet kushtetuese të votohen brenda këtij mandati legjislativ.

UBT

Shefja e Grupit Parlamentar, Myzejene Selami, ka thënë se procedimi i votimit është obligim dhe kur të nisin ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara, sipas saj, në këtë mes duhet të hyjë edhe zgjedhja e presidentit.

“Nëse përmbushet reforma për ligjin zgjedhor edhe për Kushtetutën, atëherë neni për zgjedhjen e presidentit duhet të përfshihet në këtë mes. Dihet që këto veprime duhet të bëhen para zgjedhjeve, dhe konkretisht kur Kushtetuta të hapet për vendet e rezervuara, atëherë definitivisht AKR do të kërkojë që edhe amendamenti për presidentin të përfshihet në këto ndryshime”, ka thënë Selmani…(Tribuna).