FIDANISHTJA

Presidenti: Në Nju Jork mora mbështetje nga liderët botërorë për dialogun Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nju Jork – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të OKB-së, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

Presidenti Thaçi dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së Mogherini, kanë diskutuar për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka ri konfirmuar edhe njëherë gatishmërinë e palës kosovare për dialogun dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht obligative.

“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, si dhe marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, është krijuar një momentum historik për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë mosmarrëveshjet dhe do të krijonte perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE”, ka thënë presidenti.

Mobi Casa

Kreu i shtetit ka theksuar se këto ditë nga takimet e shumta që ka zhvilluar me përfaqësues shtetesh në Nju Jork, ka marrë mbështetjen e plotë për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për një paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Nga ana tjetër Federica Mogherini ka paralajmëruar dinamizimin e dialogut, dhe ka ofruar mbështetjen e saj dhe të BE-së në lehtësimin e këtij procesi jo të lehtë, por të domosdoshëm për hapjen e perspektivës për të dyja vendet në BE.

Presidenti Thaçi ka vazhduar takimet e shumta me krerët botërorë, të cilët po marrin pjesë në Sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.