FITORJA

Presidenti malazez: Shpresoj që Kosova e Serbia t’i zgjidhin mosmarrëveshjet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq thekson tre synimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit të tij: që vendi të jetë një anëtar i besueshëm i NATO-s, të hyjë në BE dhe të kultivojë marrëdhënie të mira fqinjësore.

Milatoviq në një intervistë për DW thotë se do të ishte pozitive nëse BE-ja më në fund lëviz në drejtim të zgjerimit. Ai përkujtoi se anëtari i fundit në të është pranuar dhjetë vjet më parë (Kroacia në vitin 2013) dhe se ndërkohë janë bërë shumë hapa pozitivë në Ballkan.Ai beson se “ritmi i reformave në një numër vendesh të tjera kandidate mund të jetë edhe më i shpejtë pas hyrjes së Malit të Zi në BE”.

Duke shprehur kënaqësinë e madhe për pritjen e liderëve ballkanikë në inaugurimin e tij, Milatoviq tha se është një foto simbolikisht shumë e fortë, sepse “Mali i Zi u tregua vend i tolerancës, paqes dhe prosperitetit”.

FIDANISHTJA

I vetëdijshëm për tensionin në Ballkan, presidenti i Malit të Zi shtoi se shpreson që fqinjët të arrijnë t’i zgjidhin problemet që i pengojnë në rrugën e tyre drejt BE-së, “siç është, për shembull, problemi ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.Procesi i Berlinit është një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në bashkëpunimin ekonomik rajonal në vitet e fundit, beson Milatoviq, dhe duke iu referuar nismës Ballkani i Hapur, ai shton se “të gjitha gjërat e tjera që mund të sjellin një imazh pozitiv në rajon dhe promovimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal – janë gjëra të mira”.

I pyetur se cila është shpresa e tij më e madhe kur bëhet fjalë për Evropën, Milatoviq tha: “Deri në fund të këtij viti, ne do të arrijmë një konsensus politik në parlament për emërimin e njerëzve të rinj në gjyqësor, njerëz me integritet, të cilët do të vazhdonin realisht luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.