ARKATANA

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

I pari i shtetit kroat ka pohuar se Kosova është shtet i pavarur dhe se këtë realitet duhet ta pranojë Serbia, raporton index.hr.

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”, tha Milanoviq.

Ai tha se në samitin e kaluar të NATO-s, pas pushtimit rus të Ukrainës, ishte i vetmi që u bëri thirrje vendeve evropiane, të cilat ende nuk e kanë bërë këtë, ta njohin Kosovën.

“Por, kjo është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, në një rënie të imunitetit, mund të zbatohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, tha Milanoviq.

FIDANISHTJA

Presidenti kroat deklaroi se duhet të ndalojmë së përsërituri se Kosova është Serbi, “Nuk është vëlla, është punë e mbyllur”.

Kosova ende nuk është njohur nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian – Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kroacisë, Mario Banoziq, ka thënë se kontingjenti kroat në Kosovë është i sigurt dhe se nuk do të ketë tërheqje.

“Nuk bëhet fjalë për tërheqje të kontingjentit, Kroacia si një anëtare e përgjegjshme e NATO-s ka detyrimet e saja, të cilat i përmbush në mënyrën më të mirë. Gjithçka është e sigurt, ushtria jonë është e gatshme për detyrat që kanë përpara”, tha Banoziq. Kontingjenti kroat i KFOR-it në Kosovë ka gjithsej 151 pjesëtarë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.