Uji Dea

Presidenti Ilir Meta dekoron mësuesin dhe kryengritësin nga Gjilani, Mustafë Koka, me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pranuar inicimin e Lutfi Hazirit për ta dekoruar patriotin, mësuesin dhe kryengritësin e madh për lirinë e shqiptarëve, Mustafë Koka (post mortum), me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”.

Dekoratën e sollën të shtunën në Gjilan dy këshilltarët e presidentit Meta, Famur Gashi dhe Tedi Blushi, të cilët bashkë më kryetarin Lutfi Haziri, ia dorëzuan familjes së Mustafë Kokës.

Kryetari Haziri ka falënderuar presidentin shqiptar që e pranoi propozimin e tij, për ta dekoruar këtë figurë të madhe të shqiptarëve.

“Në këtë ditë të veçantë, presidenti i Republikës së Shqipërisë, shkëlqesia e tij z. Ilir Meta, e pranoi propozimin tim për ta dekoruar patriotin, mësuesin dhe kryengritësin e madh, Mustafë Koka (post mortum), me titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”, i cili u vra në pabesi, në Prizren, 70 vite më parë. Falënderoj presidentin Meta që me këtë dekoratë ka nderuar, jo vetëm Gjilanin, por shqiptarët kudo. Falënderoj edhe dy këshilltarët e Presidentit, Flamur Gashi dhe Tedi Blushi, të cilët kanë ardhur enkas nga Tirana për t’ia përcjell këtë dekoratë familjes. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Mustafë Kokës!”, ka thënë kryetari Haziri.

Këshilltari për çështje të rajonit i Presidentit Meta, ambasador Flamur Gashi, ka përcjell urimet më të ngrohta të presidentit Meta për familjen e Mustafë Kokës dhe të gjithë atyre që e kanë dhënë jetën për Shqipëri e shqiptari.

GRANDEMALL

“Presidenti Meta gjatë gjithë mandatit ka qenë i vëmendshëm që çdo propozim që ka ardhur për figura të shquara të kombit, të vlerësohet ashtu si duhet. Figurat e tilla si Mustafë Koka i bëjnë nder jo vetëm Gjilanit e Kosovës, por mbarë kombit tonë”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, dekretin e presidentit të Shqipërisë e ka lexuar këshilltari i tij, Tedi Blushi.

“Presidenti i Republikës i jep Mustafë Kokës pas vdekjes titullin “Kalorës i urdhrit të flamurit”, në vlerësim të veprimtarinë e tij të spikatur atdhetare, luftëtar i devotshëm i kauzës kombëtare, mësues i dëshmuar dhe mbrojtës i identitetit kombëtar shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore”, shkruhet në dekretin e Presidentit Meta.

Në emër të familjes së Mustafë Kokës ka fokur Ismet Azizi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për inicimin dhe presidentin shqiptar që e dekoroi kryengritësin e madh, duke thënë se këtë dekoratë e kanë pritur prej kohësh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.