FIDANISHTJA

Presidenti i UBT-së nominohet për çmimin ndërkombëtar Triple E Awards

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi është nominuar për çmimin Triple E Awards në kategorinë “University Leader of the Year – European Award”, për udhëheqjen e suksesshme dhe lidershipin e treguar në rrugëtimin sfidues të UBT-së deri në konsolidimin e tij si një universitet inovativ, sipërmarrës dhe me ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Rrugëtimi sfidues, por edhe inspirues i UBT-së, pasqyron një rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm dhe dinamik, duke e rimenduar dhe transformuar peizazhin arsimor dhe ekonomik të Kosovës së pas luftës përmes sipërmarrjes, inovacionit dhe vizionit strategjik.

Kjo histori suksesi dhe përkushtimi pasqyron po ashtu edhe rrugëtimin inspirues të rimëkëmbjes të gjithëanshme të shoqërisë kosovare. Nën udhëheqjen e Rektorit Hajrizi, UBT është rritur nga vetëm 29 studentë në vitin 2004 në mbi 12,000 sot, duke u shndërruar në njërin prej universiteteve më të mëdha në vend dhe rajon, si dhe në një qendër rajonale të ekselencës.

Vizioni i tij sipërmarrës ka rezultuar në krijimin e mbi 100 ndërmarrjeve spin-off, themelimin e shumë strukturave mbështetëse ndaj biznesit dhë ndërmarrësisë, të tilla si UBT Accelerator, Digital Innovation Hub, si dhe vet Kampusit Inovativ – një model i universitetit të së ardhmes që integron arsimin, ndërmarrësinë, teknologjinë dhe angazhimin për komunitetin.

Uji Dea

Triple E Awards përfaqësojnë një nga platformat më prestigjioze globale që vlerëson universitetet të cilat, përtej arsimit dhe kërkimit klasik shkencor, krijojnë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik, promovimin e ndërmarrësisë, si angazhohen për komunitetin në forma dhe me mjete të ndryshme.

Ndërsa kategoria “University Leader of the Year – European Award”, vlerëson dhe nderon personalitetet që tregojnë lidership të jashtëzakonshëm duke udhëhequr universitetet e tyre në rrugëtime të guximshme dhe transformuese, shpesh në kontekste të veçanta sfiduese.

Ky çmim nderon vizionarët që, përmes vizonit, përkushtimit dhe angazhimit të tyre shoqëror, kanë arritur të formësojnë institucione me ndikim të shumëanshëm në zhvillimin ekonomik dhe socio-kulturor, duke e tejkaluar rolin tradicional të universiteteve.

Për UBT-në, kjo është një dëshmi e qartë e angazhimit të tij për të ndërtuar një universitet të së ardhmes – të angazhuar, sipërmarrës dhe me ndikim të qëndrueshëm shoqëror.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.