ARKATANA

Presidenti i UBT-së në grupin vlerësues për menaxhimin e projekteve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Organizata Gjermane për Menaxhimin e Projekteve GPM-PMZert, e cila është pjese e Organizatës Botërore për Menaxhimin e Projekteve (IPMA), ka ftuar presidentin e UBT-së, Edmond Hajrizi, të jetë pjesë e punëtorisë dhe grupit vlerësues për menaxherët e projekteve për nivelet C dhe B, për kompaninë ZEISS, në Aalen të Republikës së Gjermanisë.

Republika e Kosovës përfaqësohet në IPMA nga Kosova Association for Management – International Professional Evaluation & Certification (KAM- IPC).

Kjo vizitë po realizohet në kuadër të bashkëpunimit GPM dhe KAM, dhe ka si qëllim ndarjen e përvojave më të mira në certifikim edhe në arritjen e niveleve më të mëdha të kompetencës edhe në Republikën e Kosovës. Për herë të parë në Kosovë këto certifikime do të mundësohen nga International Professional Evaluation & Certification (IPC).

UBT

Edmond Hajrizi, është vlerësuesi i parë në Kosovë i IPMA për menaxhimin e projekteve në Kosovë, dhe në gjithë trevat shqip folëse, dhe njëkohësisht drejtues i IPC.

Pjesë e ekipit ku Hajrizi është përfaqësues janë dhe Roessler, Lead Assesor dhe Seilier, ky i fundit në cilësinë e vlerësuesit ndërkombëtar të IPMA në Kosovë.

IPC falë bashkëpunimit me GPM, përdorë standardet dhe procesin gjerman në Kosove. Më konkretisht GPM është njëra prej organizatave më profesionale për menaxhimin e projekteve më të mëdha dhe të respektuara në botë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.