Eko Higjiena

Presidenti i Napolit i dërgoi “sms” trajnerit: Përse nuk luajti Rrahmani?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Amir Rrahmani është bërë një lojtar mjaft i rëndësishëm i Napolit këtë sezon.

Qendërmbrojtësi kosovar ka shfaqur siguri të madhe në ekipin italian dhe është bërë një titullar i padiskutueshëm.

Nën drejtimin e Luciano Spallettit ai ka përparuar shumë dhe ka bërë ngritje profesionale, shkruan “Gazeta Express”.

Por, mediat italiane janë kthyer disa muaj prapa duke e zbuluar një rast interesant që kishte ndodhur në shtëpinë e Napolit.

Më saktësisht, në muajin shtator të vitit të kaluar, trajneri Spalletti kishte vendosur që në ndeshje me Juventusin t’ia besonte pozitën e titullarit grekut Kostas Manolas (në janar iu bashkua Olympiacosit) dhe në këtë mënyrë ta linte në bankën e rezervistëve Rrahmanin.

E ajo që kishte ndodhur më pas ishte diçka vërtet e papritshme.

ARKATANA

Pas ndeshjes, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis i mllefosur i kishte dërguar “sms” trajnerit Spalletti, nga i cili kishte kërkuar sqarim se përse në atë lojë kishte luajtur Manolas e jo Rrahmani, shkruan mediumi italian “Il Mattino”.

Naturisht, kjo përzierje në vendimet e tij nuk i kishte pëlqyer aspak trajnerit Spalletti, shkruan “Gazeta Express”.

Por, kjo nuk është hera e parë, pasi De Laurentiis iu ka dërguar më parë trajnerëve mesazhe telefonike edhe gjatë ndeshjeve.

Sidoqoftë, Manolas u largua nga Napoli në janar dhe kështu ia liroi përfundimisht vendin Rrahmanit.

Mbrojtësi kosovar ka thënë se ndihet i lumtur në Napoli, por kohëve të fundit po spekulohet se interesim për të ka shfaqur gjiganti anglez, Manchester United. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.