Mobi Casa

Presidenti i Cluj e pranon se Ermal Krasniqi mund të largohet – dy oferta në tavolinë për yllin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ermal Krasniqi mund të largohet nga Cluji në këtë afat kalimtar, pasi për të ka shumë të interesuar.

Ylli i Kosovës u transferua te klubi rumun vetëm në muajin janar nga Ballkani dhe tani mund të sigurojë një tjetër lëvizje, por jashtë Evropës.

Për të ka të interesuar nga Arabia Saudite, ndërsa një ofertë e fundit është edhe nga Korea e Jugut.

Lajmi u bë i ditur nga Digi Sport Matina, që ka intervistuar presidentin e klubit, Cristian Balaj.

ARKATANA

“Për Krasniqin ka interesim, por kjo nuk do të thotë se gjithsesi do të largohet. Për sa kohë që ofertat janë të kënaqshme për klubin dhe lojtarët, ka mundësi të largohen”, ka thënë 51-vjeçari për këtë medium.

Në Korenë e Jugut, Krasniqi mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij, Dan Petresuc, që u largua në këtë verë nga Cluj dhe shkoi te Jeonbuk Hyundai Motors.

Pritet që në javën e ardhshme të ketë lëvizje konkrete për sulmuesin kosovar dhe klubi rumun ka bërë të ditur se nëse arrin oferta e duhur, do ta shesin.

Ditë më parë, ProSport raportoi se Al-Riyadh ka shfaqur interesim për 24-vjeçarin dhe janë të gatshëm të ofrojnë pesë milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.