ARKATANA

Presidenti, hakmarrës dhe grindavec

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Që kur është zgjedhur në pozitën e të parit të vendit, dhe ka dhënë betimin para deputetëve më 7 prill të këtij viti, ishkreu i PDK-së, Hashim Thaçi është treguar figura më e dështuar deri më tash në ushtrimin e pozitës së presidentit të vendit, duke mos arritur ta kryejë detyrën e tij siç parashihet me Kushtetutë, si njeri unifikues.

DËSHTON TA KRYEJË DETYRËN E TË PARIT TË VENDIT SIPAS KUSHTETUTËS

“Ai pozitën e tij po vazhdon ta mbajë aktuale duke pasur nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të medieve, sepse asnjëherë nuk ka hequr dorë nga mediet, ai as që do të provojë të heqë dorë nga ndikimi në disa medie, ngase pa e pasur shërbimin e tyre nuk mund të mbijetojë shumë gjatë në këtë funksion. Kur e them këtë, nuk flas për të gjitha mediet, sepse po të ishte ashtu do ta shpallnin edhe mbret, por janë disa medie që i ka nën kontroll dhe i shërbejnë besnikërisht vetëm atij”, u shpreh deputeti Haxhi Shala për “Kosova Sot”

Mobi Casa

Lekaj: Hashim Thaçi ende po sillet sikur të ishte kryeministër e jo president

Qëkur është zgjedhur në pozitën e të parit të vendit, dhe ka dhënë betimin para deputetëve më 7 prill të këtij viti, ishkreu i PDK-së, Hashim Thaçi është treguar figura më e dështuar deri më tash në ushtrimin e pozitës së presidentit të vendit, duke mos arritur ta kryejë detyrën e tij siç parashihet me Kushtetutë, si njeri unifikues. Përfaqësues të partive politike opozitare dhe analistët politikë e shohin atë si njeri, i cili akoma po vazhdon avazin e vjetër, duke u përpjekur që nga pozita ku është tani, të vazhdojë t`u hakmerret personave që i konsideron për kundërshtarë politikë dhe personalë, e që nuk i ka pasur në të kaluarën dhe nuk po arrin as tani t’i ketë nën kontroll. Madje, ekziston përshtypja se presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi po bën gjithçka për ta ruajtur kontrollin e tij të dikurshëm në politikë dhe institucione, duke përdorur të gjitha mjetet që i ka në dorë në pozitën aktuale, duke shfrytëzuar të gjithë servilët e vet që i ka nëpër institucione e deri te mediet që i kontrollon dhe ua bën madje indirekt edhe politikat editoriale.”Sa i përket presidentit, vetë deklarimet e tilla, edhe të ditëve të fundit, po dëshmojnë se ai akoma nuk është liruar nga ajo baza e tij partiake, dhe unë mendoj që ai në këtë drejtim vetëm sa po i shkakton akoma polarizim edhe më të thellë skenës politike në Kosovë. Ai po dështon edhe në politikën e jashtme. Ai deri më tani nuk e ka pasur asnjë takim të rëndësishëm me ndonjë personalitet, burrështetas të njohur, përveçse me presidentin e Shqipërisë dhe kjo dëshmon më së miri se vetë figura e presidentit dhe pamundësia e përfaqësimit të unitetit të brendshëm politik po rrezikon edhe me izolimin në skenën diplomatike. Kjo është një pasqyre jo e mirë për vetë perspektivën e shtetit, për përfaqësimin e padenjë nga i ashtuquajturi tani president i Kosovës, z. Hashimj Thaçi”, u shpreh shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj për Gazetën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.