Mobi Casa

Presidente vepro

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Partitë e bllokut po e akuzojnë edhe presidenten e vendit e cila nuk ka ftuar asnjëherë kryesuesen e seancës konstituive, Flora Brovina, që ta thërras vazhdimin e seancës. Madje, deputet të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se përgjegjësinë kryesore e ka presidentja për mbarëvajtjen e seancës konstituive në të cilën zgjedhën kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Zyrtarë nga presidenca nuk kanë dashur të komentojnë mos ftesën e deritashme për Flora Brovinën që ajo ta thërras seancën, por vetëm kanë thënë se Presidentja i ka ftuar liderët që të ulën së bashku dhe të gjejnë një zgjidhje, sepse vendi është në krizë.

E analistët politikë thonë se presidentja ka bërë mirë deri tani që nuk e ka ftuar, Brovinën që ta caktojë seancën meqë pa një marrëveshje mes dy palëve, do të kishte dështim të secilës seancë.

Megjithatë, sipas tyre, meqë blloku u pajtuar që posti i kryetarit të Kuvendit t’i jepet PDK-së, atëherë presidentja e ka për obligim ta ftoj Brovinën që ta thërret seancën.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu thotë për KosovaPress se deri më tani nuk e kanë parë presidenten që të ketë bërë diçka për ta zgjidhur ngërçin, por vetëm ka ftuar liderët në takime, por pa dhënë asnjë alternativë.

Ajo thotë se Jahjaga është dashur t’i bëjë ftesë Flora Brovinës që ta thërras seancën për t’i konstituuar organet e Kuvendit, sepse është përgjegjësi e presidentes që të përkujdeset për seancën konstituive.

“Është përgjegjësi kryesore, ligjore, kushtetuese e presidentes që të përkujdeset për seancën konstituive, sepse nuk ka mbaruar seanca për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Ne në këto takime që kemi pasur me presidenten i kemi bërë ftesë asaj që ta thërras zonjën Brovina dhe të kërkojë nga ajo që të thërret seancën konstituive në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve. Mirëpo, deri me tani nuk e kemi parë presidenten që e ka bërë një gjë e tillë”, tha Haxhiu.

FITORJA

Në anën tjetër, Këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu tha për KosovaPress përmes e-mailit, se Presidentja Jahjaga iu ka bërë thirrje edhe publike edhe personale liderëve të partive politike parlamentare që të ulen në një takim të përbashkët në Zyrën e Presidentes për të gjetur zgjidhjen për institucione të qëndrueshme dhe përfshirëse.

“Është koha e fundit që liderët të rifillojnë dialogun ndërmjet tyre dhe të gjejnë zgjidhjen përmes një kompromisi, si kulturë e dialogut, që do të çonte drejt zhbllokimit të situatës. Duhet të kuptohet se në çfarë fazë kritike sot ndodhet vendi, posaçërisht të kuptohet se ka nisur të rrezikohet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës dhe po zbehet imazhi e roli i Kosovës në raport me bashkësinë ndërkombëtare. Presidentja do të veprojë në çdo rast, sikurse edhe deri më sot, në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe në rolin e saj kushtetues të garantimit dhe jo imponimit të funksionimit demokratik të institucioneve. Gjithsesi se do të luaj rolin e unitetit të popullit që nënkupton të jetë e paanshme në raport me partitë politike”, tha Vllahiu.

Kurse, analisti politik Artan Muhaxhiri, thotë se presidentja ka bërë mirë që nuk e ka thirr seancën, meqë pa një marrëveshje mes dy palëve, secila seancë do të ishte e dështuar.

Ai thotë se nëse ndryshon qëndrimi i palëve, atëherë edhe rrethanat do të ndryshojnë dhe Brovina do të jetë e obliguar që ta thërras një seancë të re, e që edhe presidentja do të duhej ta ftonte publikisht Brovinën për thirrjen e seancës së re.

“Nëse blloku e pranon se posti i kryetarit pranon se i takon PDK-së, atëherë edhe presidentja e ka obligim që të veproj në përputhje me këtë realitet të ri politik dhe të ndihmoj në zhbllokimin e situatës dhe krijimin e institucioneve. Këtë mund bëjë duke i bërë ftesë publike të dyja palëve, edhe bllokut edhe PDK-së, përfshirë edhe Brovinën që të shkojnë në Kuvend dhe të krijohen institucionet”, tha Muhaxhiri për KosovaPress.

Tash e pesë muaj partitë politike nuk po mund të gjejnë një zgjidhje meqë asnjëra palë nuk po lëshon pe, duke pretenduar se kanë të drejt në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, megjithatë të premten blloku, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dal me një deklaratë ku thuhej se do ta votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.