Presidente mos ia fut kot
Nga Avdyl Jerliu – Nuk mundet të quhet lajm i mirë për Kosovën dhe institucionet e saj nëse janë arrestuar 40 të rinj Kosovarë.
Ky lirisht mundet të quhet lajm i keq dhe shumë i keq, por Presidentja zakonisht bënë gabime të tilla e që nuk është hera e parë as e fundit që ajo ja fut kot dhe nuk është vetvetja.
Duhet së pari të shikohet se pse ka ardhur Kosova në këtë gjendje dhe kush janë fajtorët, mendoj se pikërisht fajtorët janë ata të cilët na e kanë ngulfat perspektivën, na e kanë shtuar fukarallëkun dhe na e kanë bërë jetën e padinjitetshme dhe nuk ju kanë lënë rrugëdalje të rinjëve veçse të ikin nga vendi për në perëndim apo të merren me dukuri negative siç janë: Droga, prostitucioni edhe kjo e fundit që për pak para të shkojnë të luftojnë në vende të huaja që nuk e dinë as për kënd po luftojnë as për çka po luftojnë.
Unë si një qytetar i shqetësuar nga këto fenomene negative që dita e ditës po i shtohen vendit tim i lutem Presidentes e të të gjithëve me radhë që të merren seriozisht me problemin siç thotë një fjalë popullore ta godasin gjarprin në kokë dhe jo në bisht sepse nëse goditet në bisht ai përsëri jeton dhe zhvillohet. Këta të rinj më së paku janë fajtorë sepse nuk kanë perspektivë në vendin e tyre dhe dikush e ka shfrytëzuar këtë situatë dhe ua ka shpërlarë trurin, por të arrestohen makinat e shpëlarjes së trurit të këtyre të rinjve që po i rekrutojnë në pikë të ditës para syve të institucioneve të vendit.
Dhe lutja ime e fundit për Presidenten e nderuar është që mos të bëhet argat i së keqes por të bëhet argat i së mirës dhe mos të punoj për poena politik të një grupi apo tjetri sa herë që këto grupe kanë kriza të ndryshme sepse atëherë nuk do të mbetet si Presidente po vetëm si një paçavure e një grupi të dështuar./rajonipress/


