Presidente, kryeministër, sa shpejt e harruat luftën!
E bija e figurës kombëtare Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla Schwarz, i ka akuzuar Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi, se kanë harruar luftën, vuajtjet dhe viktimat e saj.
Ajo ka publikuar disa fotografi të realizuara gjatë luftës në Kosovë dhe ka shkruar “Znj. Presidente, z. Kryeministër, po këta sa shpejt i harruat!”
Koment i Gërvallës e cila jeton në Gjermani, vjen në kohën kur takimet e bisedimeve me Serbinë janë bërë më intensive.


