ARKATANA

Presidenca në pazarin Thaçi – Mustafa

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Dy partitë më të mëdha politike në vend, PDK dhe LDK, me në krye liderët e tyre, Hashim Thaçi e Isa Mustafa e kanë shfrytëzuar kohën e fituar deri në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit më 8 dhjetor, që të hartojnë skenarët për formimin e institucioneve të reja. Jashtë skenarit të ndarjes së posteve nuk është lënë as ai presidentit të vendit.

Ndonëse Presidentja Atifete Jahjaga ka mandat deri në fund të pranverës së vitit 2016, skenari parasheh që ajo gradualisht ta lëshojë mandatin nga mesi i vitit tjetër. Thaçi e Mustafa, sipas burimeve të gazetës Tribuna i kanë ofruar Jahjagës të jetë edhe vet pjesë e marrëveshjes me të cilën do të kërkohej që ajo të dakordohet.

ARKATANA

PDK, sipas këtyre skenarëve merr postin e presidentit (nga mesi i vitit 2015) dhe atë të kryetarit të Kuvendit, kurse LDK atë të kryeministrit. Që puna të mos vijë deri te shkarkimi i presidentes nga partitë e koalicionit, të njëjtat burime kanë theksuar se pjesë e marrëveshjes për formimin e institucioneve të reja pritet të jetë edhe vet presidentja…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.