FITORJA

Presidenca e Kosovës mbështet nominimin e KRCT dhe Feride Rushitit për Çmimin Nobel për Paqe

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenca e Republikës së Kosovës ka shprehur urimet dhe mbështetjen e saj për nominimin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT) dhe drejtoreshës së saj, Feride Rushiti, për Çmimin Nobel për Paqe.

KRCT ka qenë një partner i rëndësishëm i Presidencës së Kosovës ndër vite, duke luajtur një rol thelbësor në organizimin e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe në avancimin e agjendës për këtë çështje në Kosovë.

Kjo organizatë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe ka ndihmuar në ndërtimin e politikave që përmirësojnë mirëqenien dhe statusin e kësaj kategorie në shoqërinë kosovare.

Përveç punës në Kosovë, KRCT njihet ndërkombëtarisht për ndihmën e saj ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale në konflikte të ndryshme në botë, duke ndarë përvojën dhe praktikat e saj si një model mbështetës.

“Një falënderim i veçantë është adresuar edhe për deputetin suedez, Magnus Jacobsson, i cili ka dorëzuar zyrtarisht propozimin për këtë nominim te Komiteti Nominues i Çmimit Nobel për Paqe. Jacobsson ka qenë një mbështetës i kauzës, duke marrë pjesë në ngjarje që trajtojnë dhunën seksuale gjatë luftës, përfshirë Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thuhet në njoftim.

Ky nominim përbën një njohje të rëndësishme për përpjekjet e vazhdueshme për drejtësi dhe paqe, si dhe për rolin që KRCT dhe Feride Rushiti kanë luajtur në fuqizimin e të mbijetuarve dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Uji Dea

Deputeti i parlamentit suedez, Magnus Jacobsson ka arsyetuar nominimin për Çmimin Nobel për Paqe 2025 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe drejtoreshës së kësaj qendre Feride Rushiti.

Në letrën e propozimit të deputetit suedez thuhet se “propozoi Dr. Feride Rushiti dhe OJQ-në Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës (QKRMT) për Çmimin Nobel për Paqe, në njohje të kontributeve të jashtëzakonshme që kanë dhënë për avancimin e të drejtave të njeriut, dinjitetin e mbijetuarve dhe shërimin e komuniteteve të dëmtuara nga lufta. Puna e Dr. Rushiti dhe e KRCT-së është një shembull i fuqisë së dhembshurisë, kurajës dhe angazhimit të pandërprerë përballë vështirësive të paimagjinueshme”.

Jacobsson shkruan se “Si mjeke dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, Dr. Rushiti ka dedikuar karrierën e saj për të trajtuar pasojat shkatërruese të torturës, dhunës seksuale dhe mizorive të tjera të luftës. Pas Luftës së Kosovës (1998-1999), ajo themeloi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), organizatën e parë të këtij lloji në Kosovë. Nën udhëheqjen e saj vizionare, QKRMT ka ofruar mbështetje mjekësore, psikologjike dhe ligjore për mijëra mbijetues, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe nevojat e tyre të plotësohen”.

Ndërkaq, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, i shpreh mirënjohje publike deputetit të Parlamentit të Suedisë, Magnus Jakobsson.

“Urojmë që ky nominim të kurorëzohet me sukses, sepse zonja Feride Rushiti dhe qendra që udhëheq, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për trajtimin e plagëve të mëdha të viktimave që pësuan nga lufta e viteve 1998-1999”, thuhet në komunikatën për media të QKRMT-së./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.