Preshevari “luan” me hënën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Një seri fotografish të fotografit shqiptar nga Presheva, Adrian Limani, kanë pushtuar mediat britanike, duke filluar nga Daily Mail, The Telegraph dhe së fundmi tabloidi The Sun. Fotografitë shfaqin vëllanë e Adrianit duke “e shfrytëzuar hënën si top”.

“Jam frymëzuar nga të gjitha lojërat me top, kështu e krijova konceptin e lojës me hënën. Përpiqem të jem sa më origjinal me punën time dhe të krijoj një koleksion unik”.

“I përshkruaj fotografitë si diçka shpirtërore, ai kreativitet ka ardhur nga shpirti im. Gjithmonë dua të krijoj gjëra të mira, si lojërat, liria, paqja dhe dashuria”.

RCCOLA

“Fotografitë tregojnë lidhshmërinë e dashurisë së njerëzve për hënën”.

“Gjithmonë përpiqem të jem unik dhe të krijoj llojin tim të fotografisë. Frymëzimi më vjen zakonisht nga muzika dhe filmat”, citon The Sun fjalët e Adrianit.