Presheva sipas Enciklopedisë KÂMÛS AL – A’LÂM të Sami Frashërit
Nga Naim Musliu-Presheva është një qytet i vogël, qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore.
Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banor.Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës.
Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë.
Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë.
Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak.