Fundamenti

Presheva fiton përbërjen e re kuvendore

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Preshevë, 6 qershor – Në mbledhjen e sotme konstituive kryetar i ri i Asamblesë komunale të Preshevës u zgjodh Ramiz Latifi (në foto), lider i grupit të qytetarëve “Rilindja Demokratike”.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, shumicën në Kuvendin Komunal e përbëjnë PDSH-ja e Ragmi Mustafës me 17 këshilltarë, pastaj “Rilindja Demokratike me tre dhe Unioni Demokratik i Luginës, me dy këshilltarë.

RCCOLA

Në opozitë, ndërkaq, mbeten Partia për Vperim Demokratik e Riza Halimit, me 10 këshilltarë dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve të Skender Destanit me gjashtë mandate këshilltarësh.

KK e Preshevës do të ketë gjithsej 38 këshilltarë, të gjithë shqiptarë, pasi koalicioni i dy partive serbe në zgjedhjet e 6 majit rezultoi pa kalimin e pragut zgjedhor.