FITORJA

“Premiera” gjyqësore për dy ish-ministra dhe dy producentë, javën e ardhshme

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Astrit Haraqija, Valton Beqiri, Armond Morina dhe Nehat Fejza duhet të paraqiten të mërkurën e ardhshme në “premierën” e parë gjyqësore për të dhënë përgjegjësi për korrupsion.

Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka caktuar 10 tetorin për nisjen e seancës për konfirmim të aktakuzës së ngritur nga prokurorja e Qarkut, Drita Hajdari kundër dy ish-ministrave të Kulturës dhe dy producentëve.

Caktimin e seancës e ka konfirmuar për “Kohën Ditore” vetë prokurorja. Ajo pret që të konfirmohet aktakuza dhe të ketë proces gjyqësor.

FITORJA

“Seanca është caktuar më 10 tetor”, ka konfirmuar ajo, për të shtuar se gjyqtari do të jetë vendës.

Marrjen e ftesës e ka konfirmuar edhe ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Valton Beqiri. Ai ka thënë se është i pafajshëm duke shtuar se drejtësia do të vendosë për këtë..

Producenti Armond Morina ka thënë se nuk ka marrë ftesë, e dy të akuzuarit e tjerë Astrit Haraqija dhe Nehat Fejza nuk e kanë hapur telefonin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.