UBT

Prekazi bashkoi mërgimtarët e gjithë botës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Disa qindra mërgimtarë kishin zbarkuar në Prekaz për të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Ditët e Diasporës 2012” me moton “një jetë në shërim të kombit”.

Mërgata shqiptare ka luajtur rolin vendimtar nëpër të gjitha etapat e historisë, duke kontribuar fillimisht në pavarësimin e Shqipërisë 100 vjet më parë, në çlirimin e dhe pavarësimin e Kosovës para 13 vjetësh dhe në zhvillimin permanent të vendet. Kështu deklaruan organizatorët e manifestimi qendror “Ditët e Diasporës 2012”.

Ky manifestim u mbajt në kompleksin memorial në Prekaz me moton e rilindësve “Një jetë në shërbim të kombit”, ndërsa është organizuar nga Ministra e Diasporës. Kjo e fundit kishte zgjedhur Prekazin, aty ku kishte filluar lufta e hapur e UÇK-së me forcat serbe, për t’ua përkujtuar brezave të rinj, historinë më të re Kosovës dhe heroizmin e Jasharëve.

Qindra të pranishëm në kompleksin e Jasharëve i përshëndeti i pari kësaj familje, Rifat Jasahri, i cili edhe vetë gati katër dekada qëndroi në mërgim. Ai çmoi lartë rolin e diasporës, ndërsa i falënderoi mërgimtarët për kontributin e tyre në ditët më të vështira që patën edhe si familje, por edhe si Kosovë.

Si zakonisht, mesazhi i Rifat Jasharit dhe i Jasharëve ka qenë uniteti i brendshëm dhe kultivimi i atdhedashurisë tek gjeneratat e reja.

Hidromorava

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, i cili fillimisht bëri homazhe në kompleksin e varrezave të Jasharëve, tha se në këtë vend ku janë flijuar tri gjenerata të Jasharëve, është obligim institucional për t’ua shpjeguar brezave të rinj historinë e Kosovës.

“Jemi tkurrur vazhdimisht në territoret tona, por kurrë nuk jemi dorëzuar. Mërgata tradicionalisht ka qenë strumbullar i lëvizjeve për liri, pavarësi e identitet kombëtarë. Ajo ka luajti rol të rëndësishëm edhe në pavarësimin e Shqipërisë, 100 vjetorin e se cilës do ta shënojmë sivjet. Po ashtu mërgata pati rol të rëndësishëm edhe ne pavarësimi e Kosovës, duke marr pjesë aktive në luftë”, tha Makolli.

Ministri kosovar i Diasporës i përkujtoi mërgatën e hershme, rilindësit që kontribuuan pareshtur për pavarësinë e Shqipërisë, arbëreshët, shoqatat e Stambollit dhe Bukureshtit, ata të Amerikës, etj ndërsa përveç kontributit në bërjen e shtetit, Makolli tha se mërgimtarët janë të gatshëm që të ndihmojnë edhe në zhvillimin e venit.

“Tash është koha që mërgimtarëve t’ua kthejmë borxhin e madh dhe Kosovën ta bëjmë vend të mundësive të mëdha”, tha Makolli, duke i ftuar që të investojnë në Kosovë dhe duke iu garantuar perspektivë investuese.
Mërgimtarët e pranishëm në kompleksin e Prekazit i ka përshëndetur edhe përfaqësuesi i arbëreshve të Italisë, Pino Cazzoza dhe përfaqësuesi i shoqatës më të vjetër shqiptare në Amerikë “Vatra”, Agim Rexhepi. Ky i fundit i bëri një rezyme historisë së vjetër dhe asaj të re të mërgatës shqiptare në Amerikë, nga Faik Konica, Fan Noli e deri të pjesëmarrësit në luftën e UÇK-së.
Ai tha se pas gjithë asaj përpije shekullore “Kurrë nuk kemi qenë më afër bashkimi kombëtarë”.

Në fund të këtij manifestimi, të cilin e shoqëroi gjatë gjithë kohës Filharminia e Kosovës, u ndanë disa mirënjohje për disa nga shqiptarët që kanë bërë emër në diasporë, ish-atdhetarit Hysen Terpeza, këngëtares Rita Ora, futbollistit Lorik Cana…