United Hospital

“Prej ’86-s kemi punu” – Xhavit Haliti tregon se si dhe kur u themelua UÇK-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veprimtari i hershëm, Xhavit Haliti, është rrëfyer në emisionin Pressing, ku ka folur për kohën kur ka nisur të ideohet ushtria e armatosur për ta kundërshtuar regjimin serb.

Haliti, ka thënë se prej vitit 1986 ka pasur UÇK.

Ai ka thënë se nuk është një takim i veçantë ku është marrë vendimi që të themelohet një ushtri.

Haliti ka përmendur edhe disa aksione që ishin kryer në fund të të ’80-ave, në kuadër të përgaditjeve për luftë të armatosur.

ARKATANA

“Prej ’86-s ne kemi punu, që prej fundit të ‘80-ave ka pasë aksione në Kosovë. P.sh. shkatërrimi i damperit në Obiliq, shkatërrimi i largpërçuesve për Serbi, atentatet gjatë protestave në 89-n në Kosovë. Këto janë bërë prej njerëzve që dihen kush janë”, ka thënë Haliti.

Në rrëfimin për Pressing, Haliti ka thënë se të gjitha mbledhjet që janë mbajtur nga Lëvizja Popullore e Kosovës në atë kohë, gjithmonë është folur edhe për organizim ushtarak.

“Të gjitha mbledhjet që janë mbajtë, është mbështetë nga LPK-ja, organizimi ushtarak. Me kriju ushtri duhet me pasë lekë shumë, duhet me pas njerëz të gatshëm. Asnjëherë s’kanë thënë jo.Ke pasë periudhë kohore, kur njerëzit s’e kanë njoftë njëri-tjetrin, janë takuar me maska, sepse rreziku për dekonspirim ka qenë tepër i madh”, ka rrëfyer Haliti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.