Fundamenti

Prej 37 barnatoreve në qytet asnjë nuk kujdestaron 24 orë?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Drejtorati për shëndetësi,inspeksioni komunal,spitali rajonal dhe 14 përfaqësues të barnatoreve prezentë janë marrë vesh që tash e tutje të paktën një barnatore të kujdestarojë 24 orë.

Edhe pse në qytetin e Gjilanit operojnë mbi 37 barnatore, asnjëra prej tyre nuk ka kujdestaruar 24 orë natën. Kjo u ka sjellur telashe të mëdha pacientëve të cilët është dashur të bredhin poshtë e lartë për të gjetur ilaçet e kërkuara.

Duke parë këtë kaos tek barnatoret, komuna ka marrë një iniciativë e cila edhe është përkrahur nga shumica e përfaqësuesve të barnatoreve, që në të ardhmen një barnatore të qëndrojë hapur tërë natën.

Uji Dea

Xhemajl Salihu drejtor për shëndetësi dhe mirëqenie sociale tha për rajonipress se në takimin e së enjtes me përfaqësuesit e barnatoreve(14 prezent) ,ku ka asistuar edhe drejtori i inspeksionit,përfaqësuesi i spitalit jemi marrë vesh që një barnatore të obligohet që të rrijë hapur tërë natën.

Salihu tha se kjo marrëveshje vlen për të gjitha barnatoret e qytetit dhe nëse ndonjëra prej tyre nuk i përmbahet marrëveshjes atëherë komuna mund të sjellë një vendim që të sillet konform ligjit dhe nevojave që kanë pacientët tha Salihu./rajonipress/