GRANDEMALL

Preferencat e mushkonjave, pse ato përzgjedhin se kë ta pickojnë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Është e konfirmuar nga specialistët që mushkonjat ndonjëherë kanë preferenca. Ekspertët konfirmojnë gjithashtu se disa mushkonjat tërhiqen më shumë ndaj disa njerëzve se ndaj disa të tjerëve për shkak të disa kimikateve që çlirohen në lëkurë.

Faktorët biologjikë mund ta transformojnë një njeri në shënjestër shumë të lehtë të mushkonjave.

Lexo Edhe:

Një burrë 35-vjeçar shpjegon: “Është si të më heqin stomakun”

Dhimbja e fytit gjatë sezonit të verës, flasin ekspertët – Gazeta Express
Djersitja

Acidi laktik, një nënprodukt që çlirohet nëpërmjet djersës është mjaft ndjellës për mushkonjat, thonë ekspertët. Nëse një person djersitë shumë, temperatura e trupit luan një rol kryesor. Mushkonjat e dashurojnë ngrohtësinë dhe fuqizohen nëpërmjet saj, thonë ekspertët.

Grupi 0 i gjakut

Mushkonjat janë insekte tekanjoze. Ato kanë preferenca shumë të qarta dhe një prej tyre ka të bëjë me grupin e gjakut.

GRANDEMALL

Një studim i “Journal of Medical Entomology” zbuloi se këto insekte gjakpirëse janë të tërhequra fort pas njerëzve, gjaku i të cilëve është në grupin 0.

Organizmi i këtyre njerëzve çliron disa aroma të forta, që shërbejnë si magnet për mushkonjat.

Konsumimi i birrës

Një studim zbuloi se meshkujt që pinin birrë ishin tejet tërheqës për mushkonjat. Një tjetër eksperiment konfirmoi se mushkonjat adhurojnë njerëzit që pinë alkool.

Shtatzënat

Mushkonjat femra (ato që pickojnë më fort) janë të çmendura pas dioksidit të karbonit. Ato kanë receptorë që i ndihmojnë të dallojnë gazrat në mjedis. Një studim i vitit 2002 zbuloi se femrat në fazën e parafundit dhe të fundit të shtatzënisë përthithin 21% më shumë dioksid karboni se femrat jo shtatzënë.

Studiuesit zbuluan që ky ndryshim fiziologjik shpjegon përse femrat shtatzënë, që morën pjesë në studim, u pickuan dy herë më shumë nga mushkonjat, në krahasim me femrat jo shtatzënë. /Agroweb

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.