UBT

Prapavija e të mirave bankare

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ibrahim Rexhepi – Në afarizmin e përgjithshëm të bankave, efekte më të mëdha po jep reduktimi i shpenzimeve për shkak të uljes së normave të interesave në depozita, se sa politikat investuese që udhëheqin ato.

Duket se bankave nuk iu ka ndihmuar shumë zvogëlimi i pagesave për interesat, apo të përfitimeve që duhet të kenë qytetarët dhe bizneset, të cilët aty mbajnë mbi 2,5 miliardë euro. Kjo, në fund vërehet nga biznesi i përgjithshëm që bëjnë bankat, si edhe fitimi. Ndonëse, krahasuar me fundin e qershorit të këtij viti, tre muaj më vonë, biznesi i bankave duket të jetë jetë më i mirë, me rritje të dukshme, por në esencë, ai është mjaft i ndjeshëm. Madje, del shumë e qartë se efekte po jep vetëm reduktimi i shpenzimeve, qoftë edhe duke shkurtuar vende të punës, e jo ndonjë poltikë shpresdhënëse që udhëheqin së paku shtatë banka, të cilat kontrollojnë 98 për qind të tegut. (Dy përqindëshi bie mbi IS Bankën dhe Bankën Komerciale, të cilat nuk i kanë bërë publike të dhënat për tremujorin e tretë të këtij viti.)

Fillimisht duhet thënë se krejt këto banka, sa iu përket të hyrave nuk e arrijnë madhësinë që ka KEK-u, apo qarkullimin që bënë ELKOS-i. Të shtatë bankat gjatë nëntë muajve kishin të hyra në një total afër 180 milionë eurosh, që janë rreth 51 për qind më të larta se në tremujorin e dytë. Edhe shpenzimet u rritën, por diku tri pikë të indeksit më pak se të hyrat. Normën më të lartë të rritjes kishte fitimi, i cili në toal ishte 47,3 milionë euro, përkatësisht 73 për qind më i lartë se në fund të shtatorit. Më e mira e krejt kësaj është se asnjë bankë nuk ka humbje,kurse mbulesa për kreditë me rrezik është e madh, pa marrë parasyshë se provizionet për to u rritën 29 për qind dhe kanë pasur ndikim të drejtëpërdrejtë në nivelin e fitimit.

Mirëpo, krejt këto rritje nuk mbështeten në ndryshimet përmbajtësore që kanë bërë bankat në poltikat e tyre. Krejt cka vërehet është fakti se po vazhdon politika tejet konservative e kreditimit, ndërsa paratë po investohen në instumente të tjerë, të cilët edhepse nuk sjellin ndonjë përfitim të theksueshëm, së paku iu ofrohet një siguri më e madhe. Kështu, në fund të shtatorit nga afër 2,5 miliardë euro depozita, në kredi ishin pak më shumë se 1,6 miliardë euro. Do të thotë se bankat kanë pasur mbi 805 milionë euro të lira, përderisa në qershor kishin 679 milionë euro, ndërsa në fund të shtatorit të vjetëm – mbi 607 milionë euro.

Fundamenti

Dhe, krejt kjo është rezultat i besueshmërisë së qytetarëve dhe bizneseve që kanë në sistemin bankar, ku nuk hezitojnë të ruajnë paratë, ndonëse kjo nuk iu shpaguhet aq shumë. Kjo del nga fakti se depozitat u rritën katër për qind, kurse kreditimi ka rënë 2,5 për qind. Pa marrë parasyëhë këto zhvillime, opinioni ndodhet ndërmjet dy të vërtetave – bankat thonë se biznesi nuk ka kërkesë, përkatësisht nuk ofron projekte atraktive për investime, ndërkaq, bizneset pohojnë të kundërtën- bankat janë shumë të shtrenjta dhe duke mbajtur parat e “mbyllura” ato po ndikojnë në përkeqësimin e likuiditetit në ekonomi. Ka të vërtetë në këtë të fundit. Posacërisht nëse kemi parasyshë strukturën e investimeve dhe të hyrat që realizojnë bankat nga interesi. Bankat vazhdojnë “t’i shesin” paratë, por jo edhe me cmimin cafrë e dëshirojnë. Nëse kemi parasyshë se të hyrat nga interesi në fund të shtatorit, që ishin 145,5 milionë euro, janë 1,2 për qind më të ulëta se në shtatorin e vjetëm, atëherë duket qartë se, pa marrë parasyshë vëllimin më të madh të parave të lira që kishin, pazari ishte më i vogël.

Së pari janë reduktuar të hyrat e brendshme, për shkak të rënies së kreditimit, ndërsa normat e interesit në letra me vlerë, instrumentet të tjera, apo në depozitat në BQK, nuk sjellin përfitime si më herët. Për të amortizuar këto ndryshime, si edhe për të zvogëluar rrezikun që mund t’i kanoset fitimit, interesi në depozita është ulur në nivelin më të ulët (vetem 0,7 për qind). Kështu në fund të tremujroit të tretë qytetarët dhe depozituesit e tjerë nga interesi fituan 62,3 milionë euro, që është 44 për qind më i ulët se një viti më parë . Një ndryshim kaq i madh do të ishte i kuptueshëm, sikurse ulja e normës së interesave në depozita të ndikonte në rënien e kostos së kredive. Këtu ndryshimet kanë qenë kzometike, pasi që margjina e interesit edhe më tej është dyshifrore 0- 10 për qind.

Së fundit, duhet shtuar se në zhvillimet e këtilla ndikim ka edhe jostabiliteti politik, nëpër të cilin po kalon vendi. Bankat janë në pritje të asaj se cfarë do të ndodhë, njëosj sikurse bizneist, të cilat për shkak të kësaj krize kanë reduktuar aktivitetin investues. Megjithatë, paratë nuk po mungojnë, që tregon rritja e depozitave. Ato po mbahen të mbyllura.

(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës “Tribuna”)