Hidromorava

Prapaskenat e takimit Vokrri-Karaxhiq-Blatter

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Fadil Vokrri e Tomislav Karaxhiq njihen shumë moti, përkatësisht prej kohës kur ish futbollisti i famshëm kosovar një pjesë të karrierës e pati kaluar në Partizan të Beogradit dhe në Përfaqësuesen e ish-Jugosllavisë. Por, rrethanat politike në rajon, posaçërisht ato rreth çështjes së Kosovës, kanë ndikuar që Vokrri e Karaxhiq mos të takohen me vite të tëra.

Por, pas një kohe shumë të gjatë, këto dy figura të njohura në Ballkan, ia zgjatën dorën njëri-tjetrit në një takim që i ftoi Sepp Blatter në selinë e FIFA-s në Zurich. Por, kësaj radhe takimi nuk i gjeti të veshur me rroba sportive Vokrrin e Karaxhiqin, por me kravata, si kryetarë të dy federatave të dy shteteve të ndryshme. Në këtë takim Vokrri ishte i prezantuar si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sikurse Tomislav Karaxhiq, kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS).

FIDANISHTJA

Ky i fundit, më moti kishte thënë se nuk do të ulet në një tavolinë me përfaqësues të FFK-së, të cilën thoshte se nuk e njeh si legjitime. Kjo kishte bërë që takimi mes Vokrrit e Karaxhiqit, i ndërmjetësuar nga Blatteri, të pritej me kureshtje të madhe në opinionin kosovar dhe atë serb./Arena/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.