UBT

Pranvera energjetike

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Mijëra qytetarë marshuan në rrugët e Prishtinës kundër fryrjes së faturave nga ana e KEK’ut. Kërkuan dorëheqjen e Arben Gjukës dhe Besim Beqajt. Por, të mërkurën, u artikuluan edhe pakënaqësi të tjera”: si korrupsioni në gjitha sferat e shoqërisë, stagnimi ekonomik dhe mosndëshkimi i keqpërdoruesve të parasë publike.

Protestat e qytetarëve, që nisen kundër Korporatës Energjetike të Kosovës, po marrin karakter të përgjithshëm. Si asnjëherë më parë, qytetarë dhe organizata të ndryshme janë bërë bashkë për t’i thënë jo hajnisë dhe korrupsionit të lartë në vend.

Edhe të mërkurën nën moton “Kundër korrupsionit – për zhvillimin e shtetit” mijëra qytetarë për të shtatën herë me radhë kanë marshuar kundër faturave të muajit janar, korrupsionit dhe padrejtësive që po u bëhen qytetarëve. Protestuesit kanë thënë se nuk do t’i ndalin protestat përderisa ata që e kanë krijuar këtë gjendje nuk japin përgjegjësi.

Ata kanë kërkuar që në burg të dërgohen Arben Gjukaj, Besim Beqaj dhe Bajram Rexhepi. Sipas tyre, nëse nuk ndëshkohen ata që po e dëmtojnë paranë publike, protestat do të vazhdojnë çdo javë.

Ilir Deda, si pjesë e shoqërisë civile, ka thënë se qytetarët kanë filluar të bashkohen kundër të keqes, e cila, sipas tij, po e merr të ardhmen e qytetarëve të Kosovës. Prandaj, për ta penguar këtë të keqe, qytetarët do të vazhdojnë protestat e tyre në mënyrë që aktorët e këtyre të këqijave të detyrohen të japin përgjegjësi.

“Marshi kundër korrupsionit, që na ka bashkuar sot të gjithëve, është vetëm marshi i parë që kemi me pas në vitin 2013. Edhe me kaq numër të madh të gjithë kanë me e pa që populli shqiptar në Kosovë është për shtet të së drejtës. Ne jemi popull i drejtë, ne kemi menduar që këta kanë me mbledh mend e kanë me fillu me punu për zhvillim të këtij vendi”, tha ai.

Ai tha se me tubime të tilla në do t`i shtyjmë se të japin përgjegjësi për çdo cent që e kanë marrë prej qytetarëve.

“Edhe jo veç hajnat në burg, por edhe pasurinë që e kanë marrë kanë me kthy. Qytetarë të dashur kemi me pas çdo javë organizime të tilla, që Arben Gjukaj në burg, Besim Beqaj në burg, Bajram Rexhepi në burg”, ka thënë ai.

FITORJA

Ndërsa Grupi i qytetarëve të organizuar, në emër të të cilëve ka folur Rron Gjinovci, ka kërkuar edhe njëherë që të ndalohet shkyçja dhe të vihen përgjegjësit para drejtësisë, të themelohen hetime në çështjen e KEK’ut, sqarimi i çështjes së njehsorëve digjitalë, të mos rriten çmimet e energjisë elektrike në të ardhmen dhe të ndryshohet mënyra e tanishme e tarifimit. Po ashtu, kërkesë tjetër, ka qenë që të fillojnë hetimet për të gjitha rastet e korrupsionit në të gjitha institucionet dhe vënia e fajtorëve për vjedhje para drejtësisë, pa marrë parasysh pozitën e tyre politike. Pastaj të ndalohet hajnia dhe korrupsioni që po e pengon zhvillimin e shtetit.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët që edhe të enjten t’i bashkohen protestës së Sindikatës së Punëtorëve të PTK’së, kundër privatizimit të kësaj kompanie.

Në anën tjetër, kjo protestë nuk ka lenë pa u komentuar edhe nga ministra të Qeverisë se Kosovës.

Ministri Besim Beqaj, në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë, duke folur për protestën, ka thënë se në atë protestë më shumë kanë qenë njerëz që kanë dështuar politikisht, se sa që janë të afektuar nga faturat e KEK-ut.

“Me ju thënë të drejtën unë sot në protestë nuk kam parë shumë njerëz të cilët janë të zhgënjyer ose të afektuar nga faturat e energjisë elektrike, kam parë më shumë njerëz të cilët kanë pasur dështime politike në jetën e tyre dhe ju kisha sugjeruar që pushteti nuk mund të merret në format e tilla. Pushtetet mund të merren me demokraci, në garë korrekte politike”, ka thënë ministri.

Ministri ka deklaruar se i ka bërë një shkresë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, duke kërkuar që brenda një periudhe të arsyeshme kohore të merrem një raport final dhe pas këtij raporti, pritet të ndërmerren edhe masat adekuate.

Ndryshe, kjo është protesta e shtatë me radhë që organizohet kundër faturave të fryra të KEK’ut. Tash protestat janë zgjeruar edhe kundër korrupsionit dhe hajnisë në përgjithësi në vend. Protestuesit kanë thënë se nuk do të ndalen se protestuari derisa të realizohen kërkesat e tyre.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.