ARKATANA

Pranvera ’99, tmerr dhe shpresë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan -Këto ditë doli nga shtypi libri “Tmerri dhe Shpresa”, një ditar lufte i pranverës së vitit ’99, i autorit Fehmi Kastrati, që koinçidon me ditën e çlirimit të Kamenicës dhe 13 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë.

Autori Fehmi Kastrati, aktualisht drejtor i Shëndetësisë në Kamenicë, ka thënë për radion Premiera se në ditar janë përfshirë të gjitha ngjarjet që ka vërejtur gjatë periudhës 78 ditore të pranverës së vitit 1999. Gjatë kësaj pranvere, u zhvilluan bombardimet e NATO-s mbi forcat okupuese policore, ushtarake dhe paramilitare serbe në Kosovë dhe Serbi si dhe luftimeve të ashpra në mes të UÇK-së dhe forcave okupuese serbe.

Në këtë ditar janë shënuar të gjitha ngjarjet ashtu siç i kamë parë dhe përjetuar, të gjitha informatat ashtu siç i kamë dëgjuar, si më kanë informuar disa persona si dhe e kamë shënuar ndonjë aktivitet apo punë të kryer gjatë kësaj kohe. Po ashtu në këtë ditar i kam dhënë disa vlerësime dhe komente personale për situatat e ndryshme në atë periudhë kohore.

RCCOLA

Gjatë kësaj periudhe kohore të izolimit total të Kosovës nga bota, informatat ishin minimale se çka po ndodhë rreth nesh, në fshatrat tjera, në territorin e komunës Kamenicës dhe në Kosovë në përgjithësi. Informatat gjatë 24 orëve, kryesisht i merrnim prej RTV të shteteve të jashtme, me anë të programit satelitorë, si: “Euro News ”, “ Evropa e Lirë “, “ BBS “, “ DW “, “ CNN “, “RTSH “, prej kanaleve informative të rrjetit tokësorë, si p.sh. TV Shkupi – kanali në gjuhën shqipe etj. Për shumë ngjarje jemi njoftuar me vonesa të mëdha: si p.sh për vrasjen e veprimtarëve të Karaqevës: Ramadan Kastrati dhe Asllan Thaçi, jemi njoftuar disa muaj pasi në Kosovë hynë paqeruajtësit e NATO-s, mandej vrasja e heroit kombëtarë Agim Ramadani dhe për shumë vrasje dhe ngjarje tjera rrëqethëse në komunë dhe në Kosovë, jemi informuar me vonesë.

Ky ditar për mos më tepër, së paku për njerëzit e fshatit tim, të komunës,i paraqet disa ngjarje që kam mundur me i vërejtur dhe evidentuar gjatë kësaj kohe që nuk duhet të harrohen kurrë nga gjeneratat e ardhshme, për ta ditur edhe të rinjtë se me çfarë dhune, tmerri, presioni, ankthi, frike por edhe shprese, jemi ballafaquar gjenerata e jonë, që e mbijetuam këtë kohë lufte shumë të vështirë. Ai ka falënderuar kryetarin e komunës për ndihmën financiare në botimin e dytë të këtij ditari.