Fundamenti

Pranojnë fajësinë dy kosovarë, ish-luftëtarë të “Al-Nusras”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli, të cilët po akuzohen për pjesëmarrje në luftën e Sirisë përkrah organizatës terroriste “Al-Nusra”, kanë pranuar fajësinë të mërkurën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndaj tyre Prokuroria ka ngritur aktakuzë muajin e kaluar. Gjatë seancës fillestare, të dy të akuzuarit kanë thënë se janë të vetëdijshëm për veprimet që i kanë bërë, sado që vullnetarisht ishin larguar nga Siria, duke mos u pajtuar me rrjedhat brenda kësaj organizate. I akuzuari Livoreka është banor i komunës së Kaçanikut, kurse Behluli banor i komunës së Ferizajt.

“E pranoj fajësinë, pa presion, me vullnet dhe në konsultim me avokatin”, ka thënë Livoreka, pas leximit të aktakuzës. Njësoj është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Behluli.

Eco Higjiena

Të dy avokatët e të akuzuarve kërkuan që gjykata t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese ndaj tyre me rastin e shqiptimit të dënimit.

http://koha.net/?id=27&l=93405

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.