UBT

Pranoi vrasjen e 2 personave në Itali, shqiptari mund të ketë vrarë edhe kushëririn e tij

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dritan Demiraj, shqiptari i arrestuar për vrasjen e ish të dashurës se tij, Lidia Nusdorfi dhe 30-vjeçarit italian, Silvio Mannina, mund të ketë vrarë edhe kushëririn e tij.

Mediat në Itali shkruajnë se hetuesit e çështjes dyshojnë se Demiraj mund të ketë vrarë edhe një kushëri të tij, pasi kishte zbuluar se ai kishte patur marrëdhënie intime me të dashurën e tij, gjatë qëndrimit për pushime në Shqipëri

Për këtë, Prokuroria e Riminit është duke përgatitur një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare, që do t’i adresohet veçanërisht Shqipërisë, për të vërtetuar nëse ai është gjallë ose jo. Gjatë dëshmisë, Demiraj ka pranuar se kishte tentuar ta vriste kushëririn e tij, verën e kaluar në Shqipëri.

Mobi Casa

Ndërkaq, Monica Sanchi, një kameriere me të cilën Demiraj ka punuar, dhe mendohet të këtë patur edhe një raport, është nën hetim, pasi dyshohet se ka ndihmuar shqiptarin gjatë krimit.

Pak ditë më parë, mediat italiane zbardhën rrëfimin e Dritan Demirajt. 29-vjeçari ka pranuar se ka vrarë ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarin e saj, Silvio Mannina. Dritan Demiraj nuk e ka pranuar ndarjen nga e dashura, duke kryer krimin si hakmarrje. Ai është arrestuar nga policia italiane më 3 mars 2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.