Eko Higjiena

Prangoset shqiptari me 14 kg drogë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Bari– Katërmbëdhjetë kilogramë drogë e nisur nga Shqipëria drejt Italisë u bllokua në portin e Barit.

Sipas policisë italiane droga ishte fshehur brenda një makine e cila drejtohej nga në shqiptar dhe u bllokua teksa po bëhej kontrolli para se të zbarkonte në tokën e shtetit fqinj.

UBT

Shqiptari, siç raporton noa.al, ishte i njohur nga policia edhe më herët për aktivitetet të dyshimta, ndërsa prangosja në flagrancë me drogë bëri që ai të përfundojë në ambientet e paraburgimit në Bari.

Dyshohet se droga kishte si destinacion tregun vendas, ku shqiptari akuzohet për tregtinë e lëndës narkotike me rrjetin e klientëve të cilët i kishte prej kohësh.