Prangosen hajnat, dyshohen për disa vjedhje të kryera në Kamenicë
Kamenicë – Pas një hetimi të gjatë dhe mirë të organizuar, dhe informatave të qëndrueshme përmes rrugëve operative Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Kamenicës, kanë arrestuar dy të dyshuar që të dy Shqiptar Shtetas të Kosovës me banim në Kamenicë, që besohet se ata të jenë të involvuar në disa raste të veprave penale “Vjedhje të rënda”.
Të dyshimtit janë sjellur në lokalet e stacionit policor në Kamenicë ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.
Te të dy janë gjetur dëshmi të qëndrueshme që ata i involvojnë në së paku tri raste “Vjedhje të rënda” në Kamenicë dhe rrethinë. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar edhe shumë sende të vjedhura.
Është njoftuar prokurori i shtetit dhe i njëjti ka urdhëruar që rastet e veç e veç të dërgohen në Prokurorinë Themelore njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


