Pranga serbëve, ofruan ryshfet policëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dy persona të nacionalitetit serbë janë arrestuar në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Policia e Kosovës përmes një raporti bënë të ditur se arrestimi i dy serbëve është bërë pasi që të njëjtit kanë provuar të ofrojnë 100 euro policëve të trafikut, në këmbim të lirimit nga gjoba.

Hidromorava

Në lidhje me rastin është informuar menjëherë prokurori publik i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të mbahen në qendrën e paraburgimit deri në një vendim tjetër.

Në lidhje me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Vushtrri. /Indeksonline/