RCCOLA

Pranga për doktor Elezin

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Njësiti antikorrupsion ka arrestuar doktor Elez Elezin nën dyshimin se u ka lëshuar vërtetime pacientëve pa qenë prezent fare.

Sipas zëdhënësit të policisë Ismet Hashani, më 22 maj rreth orës 11.00 është arrestuar mjeku specialist i pulmologjisë. Ndonëse, Hashani nuk e ka bërë ët ditur për identitetin e të arrestuarit,burimet tona mësojnë se fjala është për dr.Elez Elezin.

UBT

Sipas Hashanit mjeku i arrestuar dyshohet se u ka lëshuar vërtetime pacientëve pa qenë prezent e të cilat vërtetime dyshohet të jenë përdorur për përfitim të ndihmave sociale. Nga njësiti anti –korrupsion dhe drejtoria e përgjithshme ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe rasti është nën hetime tha Hashani.

Kryeprokurori i Qarkut Jetish Maloku vetëm ka konfirmuar arrestimin dhe tha për Rajonipress se mjeku i arrestuar dyshohet për korrupsion./rajonipress/