ARKATANA

Pranë varrit i pa vdekur

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëse vizitoni varrezat e të krishterëve në lagjen Arbëria, do ta gjeni edhe varrin e një personi të njohur në Kosovë e më gjerë. Në varrin e tij është e gdhendur fotografia, emri, data e lindjes. Pas vizës, mungon data e vdekjes, kjo sepse ai nuk ka vdekur. Është ende i gjallë. Teksa shikon varrin e vet, akademik Mark Krasniqi thotë se po ndihet shumë mirë, madje edhe i kënaqur sepse e di ku do ta kalojë jetën përgjithmonë.

“Kësaj i thonë me ia bë varrin vetës. Rahmet i pastë shpirti”, thotë ai me të qeshur. Vdekja për të, është diçka normale dhe sipas tij, njeriu që në lindje është i dënuar të vdesë. Para 30 viteve, në fshatin e lindjes, në Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës, Krasniqi kishte vendosur që t’ia ndërtojë varrin vetes.

Fundamenti

“Ne shqiptarët, sa jemi gjallë këqyrim sa më parë më bë një kulm mbi vete, për familje. Shtëpia është kryesore te shqiptari, madje e zbukuron atë, në qoftë se nuk mundet të bëjë asgjë, e ndërton derën e madhe që njerëzit me mendua se edhe ata që jetojnë brenda janë të mëdhenj. Mirëpo nuk interesohen me ndërtua shtëpinë ku kanë me jetua përgjithmonë. Unë e kam një mendim tjetër”, shprehet akademiku…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.