Pozita do dialog, e opozita veç zgjedhje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar nga presidentja Atifete Jahjaga që t’i thërrasë palët në një tryezë të dialogut pasi, sipas tij, ky është obligim kushtetues i saj dhe palët duhet të përgjigjen
Veseli ka thënë se kërcënimi me zgjedhje nuk është opsion. Por, përfaqësuesit e opozitës si zhbllokim të situatës e shohin shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, raporton “Epoka e re”.
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se duhet të ndodhë një marrëveshje politike për të dalë nga kriza dhe për të shkruar në zgjedhje të parakohshme. Edhe Frashër Krasniqi nga VV-ja ka thënë se kjo Qeveri duhet të japë dorëheqje dhe të mos bëjë përpjekje për zgjedhjen e presidentit.