FIDANISHTJA

Pozita dhe SHBA bëjnë thirrje për vazhdim të punës në Kuvend

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pushteti nuk e ka në plan të dorëzohet para opozitës, pavarësisht bllokadës që 30 deputetët opozitarë po ia bëjnë Kuvendit.Me gjithë tensionet e seancës maratonike të së premtes, që zgjati deri në orët e mëngjesit të së shtunës, seancë pritet të ketë sërish këtë javë, raporton KTV.

Kryesia do të mblidhet të martën në orën 11, derisa tashmë janë renditur 17 pika të rendit të ditës.

Për seancë është shprehur shumë i sigurt nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Haliti thotë se ka hapësirë për të diskutuar çdo çështje, për të cilën konsiderohet që është shkelur dhe në fund të gjendet një përfundim nga të gjitha debatet.

Ndërkohë, thirrje për vazhdim të punës së Kuvendit kanë vazhduar të vijnë nga ndërkombëtarët.

Këtë e ka kërkuar sërish ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

FIDANISHTJA

“Nuk mund ta lëshoj këtë rast pa i përkujtuar të gjithë se sa e rëndësishme është për të gjithë ne që Kuvendi të vazhdojë të funksionojë normalisht. Mosmiratimi i ligjeve apo kryerja e çfarëdo pune tjetër në dobi të popullit të Kosovës mund të ketë ndikim shumë më të keq në të ardhmen e Kosovës se të gjitha të mirat deri më tani”, ka thënë Greg Delawie, ambasador amerikan në Kosovë.

Të premten e shkuar, seanca që nisi në orën 16:00 ka përfunduar pas orës dy të mëngjesit të së shtunës, në një nga sallat e Kuvendit të Kosovës.

Mbajtjen e seancës në sallën plenare të Kuvendit e pamundësoi opozita, duke hedhur gaz lotsjellës e duke sulmuar me shishe uji, pavarësisht numrit të madh të pjesëtarëve të sigurimit aty, transmeton Koha.net.

Opozita nuk heq dorë nga kërkesat e saj, që janë ose tërheqje e nënshkrimeve nga marrëveshjet, ose zgjedhje, e për këto të fundit zyrtarë të qeverisë i kanë thënë KTV-së se nuk i duan dhe nuk do të lejojnë ndërkombëtarët.

http://koha.net/?id=27&l=81386