UBT

Pozita dhe opozita në Kuvend, në gjumë të thellë dimëror

/ 11 minuta lexim

Pasi seanca e radhës, pas pushimit të gjatë dimëror, që do të jetë e para për vitin 2019 u caktua për 30 janar, nga puna e organit më të lartë ligjvënës nuk duhet pritur asgjë. Sipas analistëve, ky legjislacion, që është i gjashti i pasluftës, kanë rënë në gjumë të thellë, që nga dita e parë kur janë betuar në detyrat e veta si deputetë. Analistët vlerësojnë se nga legjislativi nuk duhet pritur ndonjë efikasitet, ngase edhe pozita, ashtu si edhe opozita, janë pothuajse në trans, apo në gjumë të thellë, thuajse fare nuk ekzistojnë.

Hertica: Ky Kuvend asnjëherë nuk ka diskutuar për dëmet qindra- milionëshe dhe tenderomaninë zhvatëse

“Në këtë gjendje, një këso opozite kaq labile nuk është në gjendje të imponohet, edhe pse ka përballë një pozitë, gjithashtu labile, që nuk ka as shumicë solide. Megjithatë, po funksionon bashkëpunimi klandestin i krerëve, që së bashku të zhvatin sa më shumë shtetin, qoftë si parlamentarë, qoftë si qeveritarë. Fatkeqësia më e madhe është se këtë gjendje do të vazhdojmë ta vuajmë, meqë po mungojnë njerëzit e duhur për të ofruar zgjidhje konstruktive, duke e përkrahur shumica e qytetarëve”, thotë analisti Ibrahim Kelmendi për gazetën “Kosova Sot”

Pasi seanca e radhës, pas pushimit të gjatë dimëror, që do të jetë e para për vitin 2019 u caktua për 30 janar, nga puna e organit më të lartë ligjvënës nuk duhet pritur asgjë. Sipas analistëve, ky legjislacion, që është i gjashti i pasluftës, kanë rënë në gjumë të thellë, që nga dita e parë kur janë betuar në detyrat e veta si deputetë. Analistët vlerësojnë se nga legjislativi nuk duhet pritur ndonjë efikasitet, ngase edhe pozita, ashtu si edhe opozita, janë pothuajse në trans, apo në gjumë të thellë, thuajse fare nuk ekzistojnë.

Sipas tyre, tashmë nuk po dallohet më se kush është pozitë e kush opozitë në Parlamentin kosovar, pasi janë bërë njëjtë puro të papërgjegjshëm. Analistët me të drejtë thonë se si nuk e po shfrytëzon opozita situatën për të hapur debate të nxehta në Parlament për tema jetike e të nxehta, siç janë dëmet qindra milionëshe që iu bënë për shumë vjet qytetarëve nga tenderomania ose prej mbi pesëqind milionë euro për çdo vit që pasuroi padrejtësisht mafio- politikanët dhe korporatat e tyre mafioze e kriminale nga zhvatja e kundërligjshme e aseteve të shtetit dhe buxhetit të shtetit , po përmes mafio-bizneseve tanimë të kriminalizuara e të lidhura me pozitën dhe opozitën e tejinkriminuar në krim të organizuar, nga monopolet e inkriminuara nga mafio- bizneset e lidhura me politikën e inkriminuar, shitja korruptive-kriminale e monopoleve e deri tek lejet e ndërtimit përmes komunave dhe MMPH-së. Veç saj, analistët thonë se opozita duhet të propozojë komisione hetimore parlamentare, apo ndoshta nuk e bën këtë sepse edhe vetë është e përlyer deri në fyt dhe ushqehet e rritet edhe vetë po në “grazhdin e krimit ” të organizuar kosovar.

Kelmendi: Opozita pothuajse nuk ekziston

Analisti Ibrahim Kelmendi, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se tashmë duhet të jetë bërë edhe e vetëkuptueshme, se Kuvendi i Republikës së Kosovës është pothuajse vetëm improvizim, për shkak të partive dhe parlamentarëve destruktivë. “Pushimi kaq i gjatë i tij është edhe një dëshmi më shumë, konkrete, për këtë gjendje jofunksionale që e ka përfshirë Kuvendin. Raportet pozitë- opozitë janë tepër fluide, sepse as pozita, as opozita nuk kanë shumicë, ato varen nga pozicionimi i parlamentarëve që përfaqësojnë minoritetet. Që do të thotë, institucioni kryesor shtetëror është në duar të parlamentarëve minoritarë!” Ndaj, sipas Kelmendit, opozita pothuajse nuk ekziston, meqë ajo përbëhet vetëm nga LDK-ja dhe LVV-ja, më saktësisht nga raportet në mes të dy komandantëve të tyre, Isa Mustafa dhe Albin Kurti, që vetëm taktizojnë, cili ta komplotojë tjetrin në rastin e volitshëm. “Në këtë gjendje, një këso opozite kaq labile nuk është në gjendje të imponohet, edhe pse ka përballë një pozitë, gjithashtu labile, që nuk ka as shumicë solide. Megjithatë, po funksionon bashkëpunimi klandestin i krerëve, që së bashku të zhvatin sa më shumë shtetin, qoftë si parlamentarë, qoftë si qeveritarë. Fatkeqësia më e madhe është se këtë gjendje do të vazhdojmë ta vuajmë, meqë po mungojnë njerëzit e duhur për të ofruar zgjidhje konstruktive, duke e përkrahur shumica e qytetarëve. Mbase jemi të dënuar të presim ndonjë mrekulli, edhe pse Burdushin e kemi në burg…”, është shprehur për gazetën “Kosova Sot”, analisti Ibrahim Kelmendi.

KKGJILAN

Qytetarët tejet të pakënaqur me punën e Kuvendit të Kosovës

Edhe qytetarët thonë se janë tejet të pakënaqur me punën e përbërjes së 6-të të Kuvendit të Kosovës. Qytetari Bajram Gashi nga Prishtina, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se që kur e ka marrë mandatin përbërja e këtij Kuvendi nuk është duke punuar asgjë për shtetin, ngase si duket kanë rënë në gjumin dimëror dhe nuk pritet që të zgjohen deri në Shëngjergj. “Këtyre deputetëve nuk u intereson fare për hajnitë e pushtetarëve tanë. Ata nuk e bëjnë këtë, sepse deputetë tanë nuk e qajnë kokën për këto gjëra, ngase atyre u intereson vetëm se si të pasurohen për veten e tyre. Andaj, e them lirshëm se e kemi këtë gjendje e këtë mospunë të Kuvendit të Kosovës, ngase duhet thënë troç se opozita janë më katastrofë sesa ata të partisë në pushtet që është ky koalicion i tashëm, ngase edhe pse janë në opozita atyre u takon që në Kuvendin e Kosovës të hapin për debate temat që janë për interesin kombëtar dhe për të mirën e tërë qytetarëve tanë e jo të rrinë sa për sy e faqe në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës. Gjërat me inati nuk shkojnë, andaj këtë përbërje të tashme të Kuvendit duhet ndërruar sa më parë, sepse kjo është përbërja më e dobët e pasluftës e këtij Kuvendi. E them se është për keqardhje se kush po na përfaqëson në Kuvendin e Kosovës. Ngase, shumica sish janë çobanë dhe me çobanë nuk mbahet shteti”, është shprehur ai.

Ndërsa, qytetari tjetër, aktori i Teatrit Kombëtar Mehmet Breznica, për gazetën “ Kosova Sot”, thotë se Kuvendi i tashëm nuk është i dinjitetshëm, ngase, sipas tij, njerëzit që tash janë në Kuvend deputetë të popullit, janë shtresa më e ultë e popullit dhe përbërja më e dobët e pasluftës. “Votimet ishin votime në formë të fshatrave dhe të klaneve të interesit dhe në këto poste deputetësh erdhën ata që janë më të dobëtit e më servilët ndaj liderëve të tyre politikë. E kemi një kastë deputetësh në Kuvend që para luftës nuk kanë pasur para të blejnë as një palë rroba të brendshme dhe tash ata kanë bërë pasuri marramendëse. Ndërkaq, atyre u mungon dinjiteti dhe dija së pari dhe në bazë të udhëheqësve të tyre, ndonëse janë deputetë, ata kanë rënë në heshtje, sepse ata nuk e dinë se përse janë aty .Prandaj, nesër populli duhet që të mendojnë shumë se kush do t’i përfaqësojë brenda Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai. Për heshtjen e opozitës, Breznica thotë se Kosova nuk ka opozitë. “Opozita e sotme ishte deri dje pjesë e pushtetit dhe të gjithë këta i kanë pazaret e përbashkëta, i kanë tenderët e përbashkët dhe të njëjtët janë të përlyer në korrupsion dhe secili nga deputetët ka se çfarë t’i thotë njëri- tjetrit me akuza, prandaj opozita nuk flet. Për momentin, në Kosovë opozitë nuk ka, veç Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti kur deshi ta marrë pushtetin u dhanë mjete të mëdha materiale dhe njerëz nga brenda tyre e shkapërderdhin atë subjekt të përbërë nga idealistë dhe tani ata ndihen të qetë, komod, prandaj pushtetarët e tashëm janë stabil brenda Qeverisë. Sepse Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj janë sikurse vëllezërit sijamezë dhe nëse sëmuret njëri e bart tjetrin në shpinë. Sepse, që nga momenti i ‘Sallto-Mortales’ për demarkacionin që e bëri dhe e votoi unë më nuk kam besim se Ramush Haradinaj nuk është po në të njëjtën linjë me Hashim Thaçin. Sepse mbi territorin tonë që ka pasuri marramendëse po tentohet të bëhet edhe një Republika Serbe dhe këta të dytë po heshtin dhe ajo do të ndodhë”, është shprehur ai.

Hertica: Ky Kuvend të shpërbëhet sa më parë

Analisti Ali Hertica, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se kjo është përbërja më e dobët e legjislacionit të pasluftës. “E them lirshëm se këta deputetë kanë rënë në gjumin dimëror. Nuk duhet të habitemi se pse ky Kuvend asnjëherë nuk ka diskutuar për dëmet qindra- milionëshe që iu bënë për shume vjet qytetarëve nga tenderomania ose prej mbi pesëqind milionë euro për çdo vit që pasuroi padrejtësisht mafio- politikanët, sepse një pjesë e tyre janë të lidhur me ata. Prandaj, porosia ime është që të shpërbëhet përbërja e tashme e Kuvendit dhe vendi ynë sa më parë të shkojë në zgjedhje të reja nacionale”, thotë për gazetën “Kosova Sot”, analisti Ali Hertica.

Bislimi: Qytetari i dëshpëruar, i mllefosur e i revoltuar mendon vetëm si të ikë nga vendi

Analistja Liridona Bislimi, për gazetën “Kosova Sot’, thotë se duket se ky gjumë i gjatë dimëror për Qeverinë e Kosovës do të vazhdojë deri më 30 janar, por kjo Qeveri edhe në vazhdim të punës së saj nuk presim të sjellë ndryshime edhe shumë nga ajo që e kemi parë deri më tani, e cila ka qenë jofunksionale, e përlyer deri në fyt në krimin e organizuar që fatkeqësisht po e udhëheq shtetin e kapur të Kosovës. Nepotizmi, tenderomania, klientelizmi, shantazhi, ryshfeti e kontrolli absolut mbi institucionet e pavarura të shtetit, që përmblidhen me një fjalë të vetme kapja e shtetit, e kanë shoqëruar qeverisjen në Kosovë dhe janë vlerësuar si tregues i shenjave të para të zhgënjimit, nga populli ynë”. Bislimi theksoi se kryeministrin aktual Ramush Haradinaj, dikur si opozitar, deklaronte se PDK-ja dhe SHIK-u janë e keqja e Kosovës, por çuditërisht, për hir të postit të kryeministrit, Haradinaj i është bashkuar “kësaj të keqeje të Kosovës”. Në vend se ta ndryshojë këtë model të keqqeverisjes, ai e vazhdoi këtë qasje. Sot kushdo që e kritikon ose shfaq shqetësime për keqqeverisje e kapje të shtetit u drejtohet me një pyetje retorike “Ku po ju dhemb?” Kjo tregon se Haradinaj nuk e pranoi postin e kryeministrit për ta ndryshuar gjendjen, por që të bëhet edhe vetë hisedar i korrupsionit dhe i kontrollimit të institucioneve të pavarura shtetërore. Fatkeqësisht, kemi një politikë që funksionon në Kosovë të llojit: Ti mua këtë, ynë ty atë”,thotë analistja Liridona Bislimi për gazetën “Kosova Sot”.