UBT

Pozherani pastrohet në kuadër të “Javës së Gjelbër”, bashkohen institucionet dhe qytetarët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Në kuadër të shënimit të “Javës së Gjelbër”, është realizuar me sukses aktiviteti “Dita e Pastrimit të Pozheranit”, duke dëshmuar një bashkëpunim të frytshëm ndërmjet institucioneve lokale, shkollave dhe komunitetit.

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Mërgatën e Pozheranit, SHMLM “Kongresi i Manastirit”, SHFMU “Halil Alidema” dhe Komunën e Vitisë.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili së bashku me përfaqësues institucionalë, nxënës dhe mësimdhënës, mbështeti nga afër këtë nismë me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit.

Uji Dea

Gjatë aksionit u realizua pastrimi i rrugëve kryesore dhe hapësirave publike përreth institucioneve, përfshirë objektet shkollore dhe ambulancën, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve higjienike dhe ambientale në këtë lokalitet.

Nga Komuna e Vitisë u theksua përkushtimi i vazhdueshëm për ndërmarrjen e iniciativave të tilla, me qëllim rritjen e vetëdijes qytetare për një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm. Ky aktivitet u vlerësua si një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.

Mirënjohje e veçantë iu shpreh nxënësve për angazhimin dhe kulturën qytetare të treguar, si dhe të gjithë pjesëmarrësve që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti me rëndësi edukative dhe komunitare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.