Hidromorava

Pozherani dhe Skifteraj përfitojnë nga projekti për Engergji Efiçente

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Projekti në Pozheran është financuar 100% nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg kurse në Skifteraj është financuar 75% nga Fondacioni kurse pjesa tjetër nga vetë komuniteti.

Sot në oborrin e shkollës së mesme mikse “Kongresi i Manastirit” në Pozheran, është bërë inaugurimi i 12 dritave solare të financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në kuadër të një projektit për Energji Efiçente.

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti, ka përfituar edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Kenan Halimi”- Skifteraj, ku janë vendosur panelet solare.

Bëhet me dije se shkolla e Skifterajt përmes këtyre panelave do të prodhoj energjinë e saj elektrike për të furnizuar me energji klasat dhe kabinetet e saj.

Uji Dea


Projekti në Pozheran është financuar 100% nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg kurse në Skifteraj është financuar 75% nga Fondacioni kurse pjesa tjetër nga vetë komuniteti.

Me këtë rast i pranishëm në përurimin e këtyre projekteve ishte kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, por edhe Sekretari Gjeneral i Fondacionit, Michael Fiet i shoqëruar nga Fisnik Beqiri nga FKL dhe të tjerë.

Në këtë përurim ata dhanë edhe nga një fjalë rasti, dhe kryetari Haliti ndau një mirënjohje për përfaqësuesin e Fondacionit. Një mirënjohje pranoj edhe kryetari Haliti nga Këshilli fshatit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.